BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Ekonomia

Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Zhvlerësohet dollari, franga e paundi, euro pëson...

Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Zhvlerësohet dollari,

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim të muajit dhjetor, leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan ndërsa humbi terren me monedhën e përbashkët europiane, euron.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 103.51 lekë ose 0.34 lekë më pak dhe euro u forcua lehtë me 0.03 lekë duke u kuotuar në vlerën e 123.81 lekëve. Monedha vendase, ka fitur pikë të martën edhe ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 138.12 lekë ose 0.35 lekë më pak se dje dhe franga zvicerane këmbehet me 114.26 lekë, ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.

Sipas aktorëve të tregut, kemi hyrë në muajin dhjetor dhe për post luhatjeve që reflektohen nga burat ndërkombëtare, kërkesë-oferta e diktuar nga festat e fundvitit, pritet të sjellin forcim të pozitave të Lekut. Luhatje e pritshme kjo, që karaterizon këtë sezon me sasi valute të shtuar në treg.

Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Zhvlerësohet dollari,