
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Çfarë po ndodh me tre të arrestuarit që cilësohen si organizatorët e kaosit në Rinas? Flet avokati i kontrollorëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021
Dy mbikëqyrësit Armando Fezga me Muhin Mezinin dhe kontrollorja e turnit Flora Ndreca janë tre kontrollorët e arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bllokimin e aeroportit të Rinasit ditën e mërkurë.
Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi i ftuar në Radarin Informativ ka deklaruar se nuk e kishin menduar se çështja do të shkonte deri te arrestimet. Ai tha se ishin përgatitur për dialog, por akuzoi se në vend të “karotës” iu dha “shkopi”.
I pyetur se çfarë po ndodh me tre të arrestuarit që cilësohen si organizatorë dhe kontrollorët e tjerë, ai tha:
“Ekzekutimi është individual i gjithsecilit dhe në këtë pikë duhet të ishin arrestuar në bllok të gjithë. Kontrollorëve që kanë qenë mbrëmë të shoqëruar u janë mbajtur telefonat” tha ai.
Avokati gjithashtu i pyetur për mesazhet e zbuluara mes kontrollorëve për vendimin e bojkotit, avokati tha se “Ishte revoltë, akt emocional pasi dy punonjës u pushuan nga puna”.
Rezart Kthupi tha se nuk shikon zgjidhje të afërt.
“Nuk shikoj ndonjë zgjidhje të afërt optimiste, ndoshta një nga palët do çedojë”.
Në fund avokati e la të hapur mundësinë që një pjesë nga 80 kontrollorët të rikthehen në punë duke pranuar kushtet që janë.
“Është zgjedhje individuale. Këtu nuk jemi në kushtet e njerëzve që janë absolutisht të vendosur të bëjnë këtë pengmarrjen e shtetit. Janë njerëz që logjikojnë, të trembur, të frikësuar dhe të stresuar, nuk ka asnjë habi nëse një pjesë e tyre të pranojnë kushtet që janë. Gjasat, nuk është një fakt që mund ta përjashtosh edhe në unë pozitën e tyre nuk di se cfarë do të kisha vendosur” përfundoi ai.
Tre të arrestuarit pritet që të dalin para gjykatës brenda 72 orëve, ndërsa familjarët dhe miqtë janë interesuar për shëndetin e tyre në ambientet ku po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas bllokimit për më shumë se 24 orë, pasditen e sotme rinisën fluturimet në Rinas, ndërsa deri nesër do të vijojnë vetëm për këto kategori; udhëtimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Nesër pritet që të nisin edhe fluturimet komerciale.
Më të lexuarat


Ngjarje e rëndë në Mamurras nga të shtënat me armë mes policisë dhe një grupi, identifikohen efektivët e plagosur dhe qytetari

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Nxjerrja e të dhënave personale/ Artan Hoxha tregon pse nuk ka aplikuar asnjëherë në E-Albania dhe hedh dyshimet, ndërhyn Fevziu: Mbase dikush nga stafi im ka...

“E shkreta ti sa rëndë! Në vrimë të miut të jesh unë do të të gjej”/ Klodiana Lala zbulon patronazhisten që i vodhi të dhënat personale dhe e paralajmëron ashpër (EMRI)

“Ah çdo na mungosh”/ Kandidon për deputete në listën e PD, Ori Nebiaj zbulon çfarë do të bëjë me gazetarinë pas 25 prillit

Pas të dhënave personale që u bënë publike/ Vihet menjëherë në lëvizje SPAK, kërkesë urgjente PS-së, zbardhet çfarë duhet të vënë në dispozicion

“Jam i surprizuar për kë votoja”/ Drini Zeqo tregon çfarë e befasoi kur pa database-in, Artan Hoxha i bën komentin EPIK: Lëri llafet, po...

Publikimi i të dhënave personale për votat që bëri xhiron në media dhe shkaktoi revoltë qytetare, reagon menjëherë Zyra e Komisionerit: Kanë nisur hetimet dhe po bëhen të gjitha verifikimet

‘Fluturon’ jashtë rruge mjeti si shkak i përplasjes së fortë në autostradë, plagosen dy fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital

Ndërroi jetë në sallën e lindjes 31 vjeçarja nga Fieri, flet mjeku për ngjarjen e rëndë: Ja shkaku i vdekjes
