BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një
x
BREAKING NEWS

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga
x

Aktualitet

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se

Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera verore.Moti përgjithësisht do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.

Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet mëngjesin e së shtunës. Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar. Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës. Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët. 

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e përkohësisht e vrullshme në momentet me reshje. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Kjo situatë, do të sjellë rënie temperaturash si në figurë.

Parashikimi i motit ne Kosove:

Agjencia Menaxhimit Emergjent, AME, ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se mund të ketë përmbytje gjatë orëve në vijim.

Sipas rekomandimve të IHMK-së, AME apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të rritet vigjilenca.

Ata kërkuan gjithashtu që të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore.

Mbështetur në rekomandimet e paralajmërimit të hershëm nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK , e me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet ) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve , si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë.

Me detyrë zyrtare primare, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të mirave materiale, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, paralajmërojmë dhe udhëzojmë!Të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve).

Agjencia Menaxhimit Emergjent AME me këtë rast rekomandon masat e nevojshme dhe të domosdoshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Ndihmë, për:

– Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent AME;

– Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve, dhe ujë mbledhësve tjerë në zonat rurale,

– Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –prrockave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve), si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), etj.

– Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;

– Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe prrockave;

– Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.

Rikujtojmë , se mbrojtja dhe ruajtja e të mirave materiale, ambientit, trashëgimisë kulturore si dhe reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrim ligjorë institucional dhe qytetarë për secilin pjesëtarë në shoqërinë e shtetit të Kosovës!Qytetaret e RKS rekomandohet të shmangin praninë e tyre afër zonave me rrezik të lartë pranë rrjedhës së lumenjve, prrockave dhe rrugëve të cilat mund të kenë vërshime të shpejta dhe përmbytje dhe sipas vlerësimit nga autoritetet, të bashkëpunojnë me struktura dhe shërbimet emergjente.