BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

Fatbardh Kadilli apo Agron Shehaj, kush do e marrë drejtimin e PD-së? Mustafa Nano habit me deklaratën: Edhe pse nuk kam asnjë pikë respekti për Lulzim Bashën...

Fatbardh Kadilli apo Agron Shehaj, kush do e marrë drejtimin e PD-së?

Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Demokratike.

Nano i pyetur për një emër q?ë mund ta zëvendësojë Lulzim Bashën tha se nuk ka më të mirë se kryedemokrati edhe pse nuk ka respekt për të.

Pjesë nga intervista në MCN TV

Nano, ju e keni thënë tashme se Basha duhet të ikë nga drejtimi i PD. Fatbardh Kadilli, ka shpallur interesin e tij për kryetar ndërsa, Agron Shehaj është një nga emrat e lakuar. Ju shihni ndonjë prej tyre në krye të PD?

Nano: Kam përshtypjen që në gjendjen që është sot PD, Basha është pa konkurrentë. Aty është tharë mjedisi. Kur vjen puna tek idetë ata janë të gjithë berishianë, nuk kanë ide. Nuk kam dëgjuar diçka ndryshe nga Shehaj apo nga Kadilli. Në PD duhet instaluar garën brenda partive. Më të mirë se Basha në PD nuk ka edhe pse unë skam pikë respekti për të.