BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Aktualitet

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen

Më një shtator nis nga puna ‘Byroja Kombëtare e Hetimit’, e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të policisë së shtetit, Aida Hajnaj.

Report Tv shkruan se pranë Prokurorisë së Posaçme se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t’i nënshtrohet edhe trajnimit.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të ‘FBI shqiptare,’ BKH të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.