BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Aktualitet

"Fëmijët shqiptarë trafikohen me dëshirë", gazetari anglez 'shpërthen': Vijnë duke e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale

"Fëmijët shqiptarë trafikohen me dëshirë",

Një gazetar i BBC-së ka shkaktuar një debat të fortë në Mbretërinë e Bashkuar pasi deklaroi se refugjatët e rinj "trafikohen me dëshirë" në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin e punës.

Mark Easton, redaktori i BBC-së duke folur për zhdukjen e 200 fëmijëve nga hotelet e Home Office tha se situata është skandaloze dhe se organizatat bamirëse kishin paralajmëruar se fëmijët ishin në rrezik shfrytëzimi.

Easton theksoi se nëntë nga 10 fëmijë të pashoqëruar në hotelet në Mbretërinë e Bashkuar janë meshkuj shqiptarë që "pretendojnë se janë 16 ose 17". Ai më pas deklaroi se shumë të rinj që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar e bënin këtë me dëshirë.

Këta të rinj shpesh trafikohen, ndonjëherë me dëshirë. Ata vijnë duke e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata zhduken nga hotelet sapo të kenë mundësi dhe shpesh gjenden duke punuar në lavazhe apo ferma kanabisi.

Zehrah Hasan, drejtoreshë për Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve (JCWI), tha se komentet e Easton ishin "tronditëse dhe të turpshme".

Këtu po flasim për fëmijë që meritojnë të njëjtën dashuri, kujdes dhe mbrojtje siç do të dëshironim për fëmijët tanë. Është tronditëse dhe e turpshme që, këtë mëngjes, BBC la të kuptohej se këta fëmijë ishin disi fajtorë për shfrytëzimin e tyre. Nuk është e mundur të 'trafikohen me dëshirë'. Ne e dimë se rrjetet grabitqare synojnë fëmijët e cenueshëm, duke i joshur me premtime të rreme dhe më pas duke i nënshtruar në punë të detyruar me abuzim fizik, pa pagesë dhe kushte të vështira pune.

Edhe deputetja laburiste Debbie Abrahams ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gazetarit duke shkruar:

Si mund të thuash që dikush është trafikuar 'me dëshirë'? Sidomos nëse është një i ri?