BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Aktualitet

"Fëmijët tanë, e ardhmja e trafikantëve"/ Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse nga operacioni "Tempulli" dhe ngre alarmin: Sot droga ka hyrë në shkollat 9-vjeçare

"Fëmijët tanë, e ardhmja e trafikantëve"/ Artan

Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse nga operacioni "Tempulli", ku u arrestuan qindra shpërndarës droge dhe nga përhapja e konsumit të lëndëve narkotike në Shqipëri. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha shpjegoi se lëndët narkotike, madje edhe ato të fortat, kanë depërtuar deri në shkollat 9-vjeçare, fenomen ky i frymëzuar nga motoja e trafikantëve "fëmijët tuaj, e ardhmja jonë". 

"Operacionet e fundit, i pari në Elbasan para dy muajsh ku u kapën brenda natës 5 grupe shpërndarësish, diku te 54 vetë dhe ky i fundit, duket sikur dha një sinops të gjendjes në të cilën është Shqipëria sidomos për përdorimin e narkotikëve.

Papritur u gjendëm para një fenomeni, që edhe profesor Fuga ndihet i çuditur në Francë.

Sigurisht që Shqipëria, pa bërë zhurmë ka krijuar një treg të brendshëm pak nga pak. Motoja e trafikantëve në botë është, fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë. Synojnë të godasin fëmijët, sepse janë investimi afatgjatë për trafikantët.

Ai ka një klient të qëndrueshëm, që e ka aksioner të sipërmarrjes së vet.

Gabimi që është bërë në Shqipëri, i kemi lejuar të penetrojë thellë, nuk janë vetëm te dera e gjimnazit dhe universiteteve, por edhe te dera e shkollës 9 vjeçare.

Mjafton të lëvizësh në darkë nëpër lagje dhe vjen era karakteristike e përdorimit të kanabisit.

Sot ndodhemi para fenomenit që kemi krijuar një treg të brendshëm dhe po krijon problematikë shumë të madhe.

Duke filluar nga buxheti i familjeve, deri te mënyra si shoqëria do të sillet nesër.

Kapja e rrjetit të shpërndarjes, ose një pjese të tij, sepse mund të kapësh edhe 2 mijë vetë dhe nuk e asgjëson rrjetin, sepse të nesërme do të kesh 2 mijë të tjerë, që plotëson nevojat për këtë produkt që ka treg të madh.

Me disa nga mjekët toksikolog, shikoja që nuk arrinin dot ta përballonin, situata eskalonte, shikoje urgjencat natën që përfundojnë atje.

Sot në rrugë kanabisi shitet me qese farmacie. Shkon deri në 1.7 gram dhe ka vlerë 10 mijë lekë të vjetra, që është joshëse.

Sot një kilogram kanabis që bëhet në ambjente natyrore, shkon kilogrami 700-750 euro.

Një kilogram kanabis që kultivohet te shtëpitë e barit, kjo shkon 1800-2000 euro kilogrami, sepse përqëndrimi i THC është më i madh.

Sot një dozë e kokainës, që është bërë e frikshme për shkak të përfshirjes së shqiptarëve në rang global, ka bërë që të krijohet tregu i brendshëm. Më parë një dozë kokainë, 1 gram, doza tani ka vajtur 0.6-0.7 maksimumi. Cmimi luhatet nga 30-40 mijë për gjysmë doze. Për një dozë 60-70 mijë lek.

Një dozë kokainë në Tiranë, e cila ka edhe përzierje, ka 60-70 mijë lek", deklaroi Hoxha.