BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre/ Si pak centimetra u ndanë fatet e dy motrave Garunja. Drejtuesja e automjetit e bija e gazetarit sportiv

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik është shënuar në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura.

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për

Detaj të reja kanë dalë nga aksidenti i tmerrshëm, ku 4 vajzat që po udhëtonin me mjetin ‘Volkswagen’ ishin nisur drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e Denisa Dibrës, 25 vjeç, një nga të plagosurat e aksidentit. Ndërkohë mësohet se Denisa Dibra, e cila ishte drejtuesja e mjetit ‘Volkswagen’, është vajza e gazetarit sportiv të RTSH-së në Shkodër, Edmond Dibra.

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për

Festa e saj u kthye në tragjedi, pasi mbrëmjen e djeshme janë përplasur nga mjeti tip “Benz” me targa AB 209 AD, ku drejtuesi Behar Pema, 58-vjeçari, në gjendje të dehur ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Një makinë tip ‘Benz’ ka goditur nga pas një makinë tip ‘Volkswagen’, duke i marrë jetën Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia, banuese në Shkodër, të cilat ishin pasagjere në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital.

Nga ana tjetër, Denisa Dibra, 25 vjeç e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip “Volkswagen” dhe Nervida Garunja, 24 vjeç kanë mbetur të plagosura dhe ndodhen në spitalin e Traumës.

Nervida Garunja, 24 vjeç dhe Lusinda Garunja, 19 vjeç ishin motra, por fati i tyre u nda nga vetëm disa centimetra.

Personi që po udhëtonte me mjetin tip “Benz”, 58-vjeçari Behar Pema është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nervida ka arritur të flasë për aksidentin tragjik, duke rrëfyer se Behar Pema ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndërsa detaje të reja pritet të dalin nga përplasja e fortë mes dy mjeteve.

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për

Festa u ktheu në tragjedi, 4 vajzat drejt Korçës për

Më të lexuarat