Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fier, drejtonte automjetin pa leje qarkullimi, në pranga 34-vjeçari

Postuar: 12/10/2017 - 14:54

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa patentë.

Bëhet fjalë për shtetasin Halim Beqiri, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, i cili ka kundërshtuar punonjësit e policisë në momentin që është kapur në shkelje.

Sipas burimeve të policisë arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi në vendin e quajtur "Rotondua e Sheqit", Fier, është kapur nga patrulla e policisë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 443 ES, pa leje drejtimi.

Ky shtetas nuk i kishte qëndruar patrullës së policisë rrugore në aksin rrugor Lushnjë–Fier dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij në vendin e quajtur "Rotondua e Sheqit", Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 20:42

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Të arrestuarit janë një italian 42 vjeçar Salvatore Certaldo, dhe dy shqiptarët, 36-vjeçari Renato Lograno, i lindur në Tiranë, e banues në Firence dhe 29-vjeçari Oltion Proko, i lindur në Vlorë.

Postuar: 19/02/2018 - 19:59

Një fshat në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, pasi janë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit që furnizon me energji këtë zonë.

Postuar: 19/02/2018 - 19:52

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në datat 19-23 shkurt, në stacionin Ibë, në kuadër të punimeve për fuqizimin e

Postuar: 19/02/2018 - 19:25

Një furgon me 9 pasagjerë ka mbetur i bllokuar në aksin rrugor Klenjë-Sterblevë në Dibër për shkak të reshjeve të borës.

Postuar: 19/02/2018 - 18:42

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan ku janë përplasur dy makina.

Postuar: 19/02/2018 - 18:28

Një pikë këmbimi valutor në Rrëshen është grabitur nga dy persona me maska.

Postuar: 19/02/2018 - 18:16

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu dhe Zv/Kryeministrja znj.