BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Aktualitet

Fillon “hakmarrja” e Ardi Veliut ndaj Gledis Nanos, kreu i AMP rrëzon akuzat e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për kapjen e bosëve të krimit

Fillon “hakmarrja” e Ardi Veliut ndaj Gledis Nanos, kreu i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hodhi poshtë pretendimet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, se operacioni i fuqishëm kundër 32 personave “Golden Bullet” (Plumbi i Artë) u dekonspirua nga brenda radhëve të policisë, nga të cilët 14 të shumëkërkuar, mes tyre emra të njohur si: Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela, etj., mundën të shpëtonin. Në përgjigje të pyetjes së medias “Euronews Albania”, AMP reagoi duke thënë se pasi është kryer një inspektim për këto pretendime të Nanos, nuk rezultoi që punonjës të forcave të rendit t’u kenë dhënë informacione të shumëkërkuarve se do të arrestoheshin. “Nga verifikimet e deritanishme të kryera në këtë fazë të inspektimit të zhvilluar për këtë qëllim, rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme për punonjës policie që janë të implikuar në një dekonspirim të mundshëm të operacionit ‘Golden Bullet’”, përgjigjet AMP. Nano para se të shkarkohej deklaroi se “Plumbi i artë” u dekonspirua Përpara se të shkarkohej nga detyra në 31 gusht të këtij viti, Gledis Nano deklaroi për emisionin “Hetime ekskluzive” për kanalin francez “Metropole” se ka patur rrjedhje të qëllimshme informacioni (dekonspirim) nga radhët e policisë për 14 persona të kërkuar [për t’u arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për kryerjen e vrasjeve mafioze me pagesë dhe trafik droge në kuadër të grupeve kriminale. “Ka pasur rrjedhje të informacionit. Mund të ketë ardhur nga vetë ata që kanë kryer investigimin nga ekipet operacionale. Kishim në shënjestër 1, 2, 3, 4...anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, deklaroi Nano në emisionin francez. Çuçi fajësoi Nanon në 31 gusht: Nuk përmbushi objektivat Ditën e zyrtarizimit të shkarkimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi arsyetoi se Nano nuk përmbushi objektivat e ruajtjes së rendit e sigurisë si dhe për zbardhjen e shumë vrasjeve e zhdukjeve, ku mes tyre më e bujshmja është ajo e biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Në këtë mënyrë, Çuçi dukej se donte “t’ia hidhte topin” Nanos për mosmbajtjen e përgjegjësisë për gjendjen e përkeqësuar të rendit e sigurisë në vend. “Lidhet me mos përmbushje të objektivat në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Ngjarjet e ndodhura kanë qenë arsyeja se policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Çuçi sulmoi Nanon në 7 shtator: Do të hetohet për deklaratat e dhëna Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në 7 shtator, ministri Çuçi reagoi ndaj deklaratave të ish-vartësit të tij Gledis Nano për “tradhti” nga brenda radhëve të policisë për mosrealizimin 100% me sukses të operacionit “Plumbi i artë”. Ai premtoi se Nano do të hetohet për deklaratat e dhëna në emisionin francez “Hetime ekskluzive”. “Në lidhje me deklaratën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kur nuk e di drejtori në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri këtë gjë. Ne do ta hetojmë dhe do ta thellojmë hetimin dhe padiskutim do përfshihet edhe ish-drejtori i policisë i cili ka bërë këtë deklaratë të tillë”, deklaroi Çuçi. Largimi pa lavdi i Gledis Nanos, opozita dhe mediat e mbrojtën Ndryshe nga protokolli zyrtar, Gledis Nano nuk u përcoll me ceremoni ditën e shkarkimit, ç’ka la të kuptohej se ka pasur një përplasje të fortë midis tij dhe eprorit Bledi Çuçi. Pak ditë para shkarkimit, Nano refuzoi të jepte dorëheqjen, madje nuk pranoi të takonte në zyrë ministrin e Brendshëm. Opozita dhe shumë media akuzuan qeverinë se “flaku” tutje Nanon, i preferuar dhe nga SHBA për kohën kur drejtoi sektorin e antiterrorizmit, pasi nuk u kthye në ushtar të Partisë Socialiste. Rama dhe Çuçi i besojnë Veliut dhe Rrumbullakut Akuzat ndaj qeverisë u shtuan pasi në vend të Nanos u emërua Muhamet Rrumbullaku, i akuzuar në 2013 nga PS si pjesë e kupolës policore që urdhëroi vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Po ashtu, rikthimi në radhët e policisë të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu irritoi opozitën, pasi ai ruante imazhin e zyrtarit të dështuar dhe të lidhur me pushtetin politik. Rama e Çuçi e shpërblyen Veliun me postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gledis Nano u sulmua vazhdimisht nga ish-shefat e tij për dështim të realizimit të detyrave në Policinë e Shtetit. Dy ditë më parë, pasuesi i Nanos në krye të Policisë së Shtetit, Fillon “hakmarrja” e Ardi Veliut ndaj Gledis Nanos, kreu i AMP rrëzon akuzat e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për kapjen e bosëve të krimit Muhamet Rrumbullaku anuloi garën për gradën kryekomisar, e firmosur më herët nga Nano. Bilanci famëkeq i Nanos, 47 vrasje në 8 muaj, ishte në dijeni për Talo Çelën Gledis Nano qëndroi në krye të Policisë së Shtetit për 10 muaj. Edhe pse ai u prezantua me bujë si oficer i kualifikuar dhe me arritje në luftën kundër terrorizmit. Pavarësisht pritshmërive të mëdha, në 8 muaj u vranë 47 persona kur Nano drejtoi Policinë e Shtetit. Në emailet hakeruara të Policisë së Shtetit nga hakerat iranianë, u zbulua se Nano ishte në dijeni të lëvizjeve të vrasësit me pagesë Talo Çela, por asnjëherë ai nuk u arrestua. Vrasja me motoskaf e 7-vjeçares Jonada Avdia nga ish-shefi i Policimit në Komunitet në Elbasan, zhdukja e Ervis Martinajt dhe shumë vrasje të tjera mafioze shënuan fundin e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit.