
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Fillon reprezalja ndaj komisionerëve që vodhën zgjedhjet e 25 prillit, arrestohen 6 persona që ndryshuan rezultatin në Elbasan

Shkruar nga Dario VELAJ 30 Qershor 2022

Policia e Elbasanit ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së qytetit për të arrestuar 8 numërues të votave të subjekteve politike Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Elbasan gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. 8 personat akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin zgjedhor në 2 qendra votimi; QV nr.2780 dhe nr. 2796 në KZAZ nr. 53 të qytetit të Elbasanit. Për rrjedhojë, janë prangosur Erald Karriqi (PD), Erjon Dashi (PD), Ylli Kukaj (PS), Algert Alla (PS), Durim Alla (PS) dhe Mili Vasku (LSI), kurse janë shpallur në kërkim Eduard Zito (LSI) dhe Oltjon Bajrami (PS). Prokuroria e Elbasanit ka vepruar pas konstatimit të parregullsive në kutitë e votave në dy qendrat e votimit. Ndaj 8 numëruesve të votave është ngritur akuza për veprën penale “Falsifikim i materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Elbasanit, grupet e numërimit në QV nr. 2780 të KZAZ nr. 53 përbëhej nga Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito, kurse Grupi i Numërimit në QV nr. 2796 të KZAZ nr. 53 përbëhej nga Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla.
Numëruesit justifikohen me pakujdesinë e lodhjen, ja dëshmia e Durim Allës
Të gjithë ish-numëruesit e votave në këto dy qendra votimi kanë pranuar se ka patur mospërputhje të numrit të votave të kandidatëve me numrin e votave në kuti. P.sh., ish-numëruesi i PS në QV nr. 2796, Durim Alla ka thënë në deklaratën e tij lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputetë në Elbasan, pranoi se ka patur mospërputhje me numrin e votave në kuti teksa kandidati i PD, Lefter Gështenja dilte me 38 vota më shumë, ndërsa socialisti Ardian Zeneli me 38 më pak. Sipas tij, ky është gabim njerëzor i shkaktuar nga lodhja e gjatë dhe nuk ka pasur dashakeqësi. “Në lidhje me Tabelën e Rezultatit për Kandidatët për Deputet në qendrën e votimit nr. 2796, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike ‘Aleanca Për Ndryshim’ ku ka ndryshime votash plus 38 vota për kandidatin Lefter Gështenja dhe minus 38 vota për kandidatin Ardian Zeneli nga krahasimi me votat në kuti, unë them se është një gabim njerëzor, nuk është e qëllimshëm. Ky veprim është bërë nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloj interesi”, thuhet në deklaratën e Allës.
1-5 vite burg, Prokuroria e Elbasanit nuk merr parasysh justifikimet e numëruesve
Prokuroria e Elbasanit nuk i merr aspak parasysh se rezultati i votimeve në këto qendra është ndryshuar jo për shkak të pakujdesisë e lodhjes, pasi numëruesit e votave e kanë pranuar me vullnetin e tyre administrimin e zgjedhjeve në këto dy qendra votimi. Sipas Kodit Penal, ata rrezikojnë të dënohen nga 1-5 vite burg. Organi procedues vlerëson se edhe vetë autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qenë vetë ata që kanë pranuar detyrën administratorit të zgjedhjeve në rolin e numëruesit të votave”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë së Elbasanit për arrestimet e djeshme.
Më të lexuarat


Debaton me bashkëshorten dhe fëmijët, 'çmendet' 50-vjeçari në Vlorë, qëllon me armë zjarri në ajër

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Tragjike/ Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë (Detajet)

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

E rëndë/ I riu qëllon 13 herë në drejtim të djalit të hallës, shpallet në kërkim

Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së/ A kishte lidhje me ekzekutimin mafioz ish-oficeri i RENEA-s?

E turpshme/ Nuk drekoi në restorantin e tyre, ‘pronari’ në Vlorë i çan gomën me gozhdë pushuesit

Video/ Pengoi lëvizjen e një automjeti në mes të rrugës, e pëson keq ‘i forti’ me Range Rover pa targa

Aksident i frikshëm në Lezhë, makina merr para motorin, ka të plagosur
