Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Filmonin shtëpitë para se t’i vidhnin”, reagon shqiptari pas publikimit të video-s që tronditi rrjetin: Ja e vërteta! (Video)

Postuar: 19/05/2019 - 13:15

“Dy shqiptarë duke filmuar shtëpitë e italianëve para se t’i vidhnin ato”. Ky ishte përshkrimi që dominoi rrjetet sociale lidhur me të dy të rinjtë që u bënë protagonistë të një videoje të publikuar pak ditë më parë. Ata u fiksuan nga celulari i një italiani, teksa po filmonin një bllok me vila dhe videoja u bë menjëherë virale në Facebook dhe Instagram, duke prodhuar edhe dhjetëra meme si për “qëllimin” e tyre, të paktën nga ajo që linte të kuptohej, ashtu edhe për të folurën e italishtes.

Por si qëndron e vërteta?

Një prej djemve në video, i etiketuar në rrjetet sociale si “skifter” që bastis shtëpitë përtej Adriatikut, Besmir Çuçi nga Durrësi, ka reaguar përmes një komenti në videon ku thotë se shqiptarët vdesin për dallavere, por shton se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që mbretëron në rrjetet sociale. Ai thotë se jeton në Itali me punë të ndershme dhe ajo që është shkruar e përcjellë në rrjetet sociale ditët e fundit nuk është e vërteta e jetës së tyre.

“Flm per te gjith shqiptaret se e shoh se sa te dashur jemi si komb sa kurr se kemi dashur njeri tjetrin un jam personi ne fjal dhe kjo vidjo u be nga nje pipino qe mendoi se jemi hajduta ndersa ne se dim ca ore vim ne shpi nga puna flm per te gjith ata patriot qe shajn se ne shiptaret vdesim per dallavere kte pun bej ktu ne itali te ndershme dhe te paster flm te gjithve”- shkruan ai në koment.

Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook edhe punën që bën në shtetin fqinj, në ndërtim, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e komentuesve, të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale se ata po planifikonin vjedhjen e një blloku vilash.

 

       

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:39

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna.

Postuar: 16/09/2019 - 14:34

Agron Hetoja, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka realizuar

Postuar: 16/09/2019 - 14:28

Ferdinand Doda është rikthyer për të disatën herë në studion e emisionit “Me zemër të hapur

Postuar: 16/09/2019 - 14:09

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe të shitjes së n

Postuar: 16/09/2019 - 13:49

Në një deklaratë për media, Gent Ibrahimi deklaroi se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë e

Postuar: 16/09/2019 - 13:22

Ka dalë sot para trupit gjykues Blendi Teta, i cili u arrestua për vrasjen e ish-policit Santiago