BREAKING NEWS

Tërmeti i fortë në Durrës u mori 7 jetë, familjet Reçi e Karanxha marrin një tjetër lajm tronditës

Tërmeti i fortë në Durrës u mori 7 jetë, familjet
x

Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘Driver’, arrestohet trafikanti i kokainës te 'Varri i Bamit' në Tiranë

Finalizohet operacioni ‘Driver’, arrestohet trafikanti i

Gjatë operacionit të koduar "Driver” janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike kokainë në rrugën “Xhanfize Keko” te “Varri i Bamit”, ndërsa është arrestuar poseduesi, F. Sh. 43 vjeç banues në Tiranë.

Sipas policisë, hetimi dhe më pas operacioni për kapjen e 43-vjeçarit nisi pas informacioneve në rrugë operative se merrej me tregtimin e drogërave të forta, kryesisht kokainë.

Të arrestuarit iu gjet 106.8 gram kokainë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH.