BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘Fabrika’/ Goditet grupi kriminal në Fier, kishin ngritur laborator ‘Bitcoin’, ky është detaji që i nxori zbuluar

Finalizohet operacioni ‘Fabrika’/ Goditet grupi kriminal në

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin  e koduar ‘Fabrika’ falë të cilit është goditur veprimtaria kriminale e një grupi në fushën e krimit kibernetik.

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme në Fier, pasi akuzohen se kishin ngritur një strukturë për prodhimin e kriptovalutave.

Mësohet se në pranga ka rënë F. Braçaj dhe është shpallur në kërkim F.Koçi.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fabrika”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 1 tjetër procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Pas informacioneve të marra Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë  Fier, janë kryer hetime të shpejta në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Si rezultat i hetimeve të kryera u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Fabrika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 26 vjeç, banues ne Tiranë, u shpall në kërkim shtetasi F. K., 25 vjeç, banues në Sarandë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi F. B., 61 vjeç, banues në Fier.

Për këta shtetas u dërguan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare, si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe vjedhjen e energjisë elektrike përsa i përket montimit të pajisjeve elektrike, marrjen e energjisë elektrike etj, por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave etj.

Gjithashtu ky aktivitet bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme.