Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Finalizohet operacioni “GREÇA“, në terren të vështirë e malor, kë arrestoi sot policia e Shkodrës dhe pse kërkoheshin dy të rinjtë (Zbardhen pamjet)

Video: 

Postuar: 17/09/2019 - 13:24

Finalizohet operacioni policor “GREÇA“ në terren të vështirë e malor, ne saje te te cilit u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:Rr. P., 23 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

M. P., 21 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

Për këta dy shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më datë 10.03.2018, dy shtetas nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike (cannabis sativa), armë dhe municione, por pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato.

Nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave ligjore për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Materialet u referuan në Prokurorinë për Krime të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 08:28

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar për herë të parë për jo-në që Shqipëria mori për hapjen e negociatave.

Postuar: 19/10/2019 - 08:20

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash që do të shtohe

Postuar: 18/10/2019 - 22:13

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur në flagran

Postuar: 18/10/2019 - 21:33

11-vjeçari Alvin Berisha, djali nga Shqipëria i cili kishte mbetur në kampet e ISIS ka humbur gju

Postuar: 18/10/2019 - 20:51

Një makinë është përmbysur në Tiranë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur.