
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Finalizohet operacioni policor i koduar "Multiple", kapen në flagrancë duke vënë baste sportive përmes celularëve, arrestohen 5 persona

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2023

Pesë persona janë arrestuar dje nga policia, pasi janë kapur duke vënë baste sportive përmes celularëve. Në pranga përfunduan: Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. “U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive përmes celularëve, vihen në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrohen celularët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, në zonën e Kombinatit, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Multiple". Si rezultat i këtij operacioni, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të vënies së basteve sportive, përmes celularëve. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit: - Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.
Më të lexuarat


Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Dështon atentati në Lezhë! Zbardhen detaje të reja, qëllohet me breshëri makina në ecje, manovron dhe u shpëton plumbave duke...

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Dosja e inceneratorit të Fierit në hetim, juristja zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Mund të ketë bashkëpunim me drejtësinë

“Është rritur konsumi”/ Eksperti Ervin Karamuço ngre alarmin: Përdorues droge doli edhe shoferi i...

Plas grushti me policin, e pëson keq 47-vjeçari

“Shkakton ankth e halucinacione”/ Eksperti Karamuço tregon lëndën narkotike që po përdoret masivisht dhe bën paralajmërimin e fortë

Zbardhen detaje të reja nga rrëfimi i Nuredin Dumanit: Fati Koçi ka shitur Arjan Spahinë tek kundërshtarët. SPAK letërporosi në Belgjikë për zbulimin e spiunit

Kthehet ora pranverore, në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat lëvizin 60 minuta para

Aksident i rëndë/ Motorri përplas vajzën 5-vjeçare, dalin detajet e para
