Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Finalizohet operacioni "Pult", sekuestrohen 51 kg kanabis, por trafikantët i shpëtojnë policisë (Zbardhen detajet çfarë ndodhi)

Postuar: 17/10/2019 - 13:27

Ditën e sotme policia ka finalizuar një operacion duke sekuestruar 51 kg kanabis, por trafikantët u kanë shpëtuar uniformave blu.

"Sekuestrohen 51 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Shpallen në kërkim dy persona, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor mundën të largohen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100  fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga Policia, këta dy shtetas kanë arritur të largohen, por po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e tyre.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, njofton policia.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 23:12

Moderatorja Eni Vasili është përplasur ashpër me ish-deputetin te Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Postuar: 14/11/2019 - 22:47

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar çështjen e pronave në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 21:47

Juristi Sokol Azizaj tha se për shkak të paragjykimeve politike, ka pasur një numër të kufizuar k

Postuar: 14/11/2019 - 21:25

Gazetari Artan Hoxha ndodhet në stadiumin “Elbasan Arena” ku edhe po ndjek ndeshjen S

Postuar: 14/11/2019 - 20:00

Në një intervistë për “Ftesë në 5” transgjinorja Anxhela, rrëfeu të gjithë skenën e d

Postuar: 14/11/2019 - 18:57

Disa shqiptarë kishin fshehur kokainë në një zonë pyjore të Toskanës në Itali, por një derr i e

Postuar: 14/11/2019 - 18:34

Një shqiptar është kapur me një sasi prej 72 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.