BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Aktualitet

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 8 persona në aksionin blic, në kërkim një infermier (Skema me medikamentet)

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes

Finalizohet operacioni në Shkodër ku bëhet me dije se është shkatërruar një grup i strukturuar kriminal i shpërndarjeve të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë 8 persona kurse në kërkim është shpallur një infermier i spitalit rajonal në qytetin verilindor.

Po ashtu është zbuluar edhe një skemë e përdorur nga ky grup ku dy prej anëtarëve A. Cerjani dhe infermieri R. Idrizi, shkëmbenin medikamente dhe të tjerët ua shisnin pacientëve që ishin në terapi nga lëndët narkotike.

Të arrestuarit janë A. Cerjani, E. Cerjani, L. Cerjani, L. Cerjani, E. Hajdaraj, Gj. Pllumbi, I. Ishmakej, V. Plenishta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Sektori për Narkotikët, Forca Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjatë operacionit goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës.

Vihen në pranga 8 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar ”Buna 2021”.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, gjatë operacionit bënë ekzekutimin e 6 vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, konkretisht:

A.C., 49 vjeç, E. C., 40 vjeçe, L. C., 19 vjeç, L. C., 21 vjeç, E. H., 44 vjeç dhe Gj. P., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi R. I., 35 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis shtetasve R. I. dhe A. C. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, një automjet e sende të tjera.

Operacioni ka vijuar në unazën lindore të qytetit të Shkodrës. Bazuar dhe në informacionet e marra gjatë zhvillimit të operacionit, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.I., 26 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve dhe në banesën e shtetasit I. I., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.