BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Finalizohet super-operacioni/ Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, bie në pranga një burrë dhe një grua, ajo që iu gjejnë në banesë ‘i fundos’ fare, shpallen në kërkim dhe 2 djemtë e tyre (VIDEO)

Finalizohet super-operacioni/ Zbulohet “shtëpi bari” në


Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ka zbuluar dy “shtëpi bari”, duke sekuestruar 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis.

Në pranga ka rënë pronari i njërës banesë, shtetasi S. Gropa, dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij, E. Gropa dhe G. Gropa.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe një grua, shtetasja V.Gropa, e cila kishte kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në pronësi të saj.

Njoftimi i policisë:

Operacioni policor i koduar “Grizë”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Sekuestrohen 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis. Asgjësohen fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike, që ishin kultivuar në afërsi të dy banesave të ndryshme.

Gjithashtu sekuestrohen 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Vihet në pranga pronari i njërës nga banesat, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij.

Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetase tjetër që kishte kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në pronësi të saj.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në një banesë në lagjen “29 Marsi”, Patos, kultivohej dhe prodhohej lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Grizë”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 66 vjeç, banues në Patos.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy djemve të 66-vjeçarit, shtetasve E. G., 39 vjeç dhe G. G., 26 vjeç, të cilët dyshohet se kryenin në bashkëpunim aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit në lagjen “29 Marsi”, në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 208 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 17.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi, 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë.

Në vijim të kontrollit të territorit, në zonën ku po zhvillohej operacioni, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases V. G., u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kanabis. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetases V. G., 54 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.