BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Aktualitet

Finalja e Conference League, Artan Hoxha reagon ndaj masave të marra: Zhdukën shqiptarët, iu mohua aksesi, duhet të ishte festë për Tiranën, por...

Finalja e Conference League, Artan Hoxha reagon ndaj masave të marra:

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotm në një emision televiziv për organizimin e Conference League, kompeticioni i rëndësishëm i UEFA që u zhvillua në kryeqytetin e Shqipërisë, ku ka shprehur rezervat e tij.

Duke iu referuar masave që u morën në kuadër të ndeshjes, gazetari thotë se atë ditë qytetarët e Tiranës u zhdukën, siç e quan ai. Sipas gazetarit, pikë së pari duhet të ishte festë për Tiranën, por kryeqytetasit nuk e shijuan, pasi iu mohua aksesi.

“Gjatë këtij muaji kam parë një gjysmë finale Champions League në stadium, të shtunë kam parë finalen e kupës së Greqisë, sot do isha duke parë finalen e kupës së Kosovës dhe të dielën do të jem në Mal të Zi. Nuk isha as te titulli i Tiranës dhe as te finalja e Kupës së Shqipërisë. Ishte vërtetë festë për ata që erdhën. Duke qenë inferiorë ne zhdukëm shqiptarët atë ditë dhe e lamë qytetin vetëm për holandezët dhe italianët. Nga Kodra e Diellit nuk vija dot. Taksitë atë ditë nuk kanë hyrë dot. Atë ditë bulevardi ishte bosh.

E di sa nga ata që kanë marrë leje për të tregtuar janë bërë pishman. Italianët ndryshe nga holandezët nuk pinin birra. Italianët që takova unë donin të ishim në qytet, jo te pylli. Kjo së pari ishte festë për Tiranën dhe tiranasve iu mohua kjo gjë. Me masat që morën me, me atë idenë fikse që duhet t’i bëjmë çdo gjë mikut, është festë për ne njëherë. Polici që nuk të linte të hyjë në bulevard po të mos kishe biletë. Në qytet u ndalua shërbimi urban. Së pari kjo duhet të ishte festë për banorët e Tiranës. Nuk e shijoi qyteti. Ne me inferioritetin që kemi u kujdesëm më shumë për holandezët dhe italianët”, tha ai.

Gazetari u ndal në një tjetër problematikë, ajo e shitjes së biletave. Hoxha thotë se biletat dolën në treg të zi me çmime shumë të larta dhe për këtë arsye nuk u mbush stadiumi “Air Albania”.

“Unë si Artan nuk pata mundësi të isha. Federata ata bileta që kishte mundësi kishte ua dha kujt deshi. Unë po të te kam parë Reali dhe nuk pashë dot këtë në Tiranë. Më është ofruar 1 mijë euro bileta. Prandaj në stadium pati vend e bosh se dolën bileta në treg të zi. Çmimin zyrtar e kishte 30 euro”, tha ai.

Megjithatë, thekson gazetari ky event i rëndësishëm Shqipërisë i shërbeu si marketing, pasi ndeshja u transmetua në qindra vende të botës.

“Sigurisht që ishte një event që i shërbeu Shqipërisë për marketing. Në makro kemi fituar një imazh për vendin sigurisht. Por duke u kthyer te problematikat tona, ato që donin shqiptarët kjo nuk ndodhi. Kam kontaktuar rreth orës 5 pasdite, i kam marrë nga Tajvani deri te Presidenca ato pikat që shisnin. Ishin bërë pishman se vetëm ata te pedonalja ku ishin holandezët po shisnin, sepse italianët nuk pinë sa ata. Sigurisht kjo është hera e parë dhe kur të luhet një tjetër është eksperiencë. Në total ishte një marketing i mirë. Por qytetarët e Tiranës nuk e shijuan siç duhej”, u shpreh Hoxha.

Finalja e Conference League u zhvillua më 25 majnë Tiaranë mes Romës dhe Feynoordit. Në stadiumin “Air Albania”, triumfuan romanët e José Mourinho.