Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Financial Times: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Postuar: 09/02/2018 - 14:40

 Gazeta e njohur britanike ”Financial Times” shkruan se Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në një editorial kushtuar zgjerimit të BE-së, kjo gazetë nënvizon faktin se ”unioni nuk duhet të zmbrapset (nga premtimi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor – shën. i përkth.) pasi, në të kundërt, Rusia dhe Turqia do të mbushin këtë boshllëk”.

“Pas një pauze të gjatë, BE ka dëshirë të flasë sërish për zgjerimin e kufijve të saj. Vitin e kaluar, presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker premtoi t’u ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE”, shkruan gazeta.

“Mbetet në interesin e të gjithëve për të dhënë parashikime realiste për shtetet e Ballkanit, ndërkohë që janë të shumtë ata që dyshojnë në sinqeritetin e BE-së, pas viteve të tëra pritjeje përballë dyerve të mbyllura”, shton ajo.

“Premtimi i BE-së për anëtarësim ka qenë një nxitje kryesore për qeveritë ballkanike për të marrë vendime të vështira… Por, ka ende shumë rrugë për të bërë dhe ndikimi i BE-së po ulet. Vetëm 26% e serbëve mendojnë tani se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë”, shkruan “Financial Times”, raporton ata.

“Sidoqoftë, asnjë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka plotësuar kushtet e anëtarësimit”.
“Dhe, përderisa KE ka shprehur qartë se progresi drejt integrimit do të matet mbi bazën e meritave dhe, teorikisht çdo shtet mund të parakalojë kryesuesit aktualë në garë (Mali i Zi dhe Serbia), atëherë ajo merr në konsideratë përpjekjet e bëra kohët e fundit, për shembull, nga vende si Shqipëria, çka u përgjigjet dyshimeve për favorizim, në veçanti, të Serbisë”, thekson gazeta e njohur britanike “Financial Times”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi