BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

Flasin prindërit e 31-vjeçarit që kërcënoi se do vrasë veten me kallash: Ja pse e ndërmori hapin ekstrem, nusja nuk e linte të shihte...

Flasin prindërit e 31-vjeçarit që kërcënoi se do

Mamaja e Elton Metës, 31-vjeçarit që kërcënoi se do të vriste veten mbrëmjen e djeshme shprehet se djali i saj kishte kaluar në depresion për shkak se bashkëshortja e tij kishte ikur nga shtëpia duke mos i lejuar që të takonte vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë.

Sipas nënën së 31-vjeçarit, ky i fundit ka bërë dhe denoncim në polici dhe pastaj ka ndërmarrë hapin ekstrem.

“Jam mama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq. Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i them se çfarë është kjo që bëra. Ajo më tha se nuk e do më djalin. E shihja se shkruante në telefon. I thash ik në shtëpi se Toni të do. Ajo the se ka bërë gabime dhe do që të ndahet nga djali. Edhe gjyshja tha se nuk do ta japë më atje, nuk do të qëndrojë më çupa.

Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim. Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin. Djali tha se nëse nuk sheh vajzën do të vrasë veten. Nuk e di ku e ka gjetur armën. Nusja paftë hajër nga zanati, sic ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështu u bëftë!”