BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

“Flet gomarllëqe nga kolltuku”, Alfred Cako i shkruan Silva Binos pas sulmit të ashpër dhe i bën kërkesën që nuk pritej: Më lejo të vij pa maskë te Infektivi dhe të... (Zbardhet mesazhi)

“Flet gomarllëqe nga kolltuku”, Alfred Cako i shkruan Silva

Pak ditë më parë, një reagim i ashpër erdhi nga shefja e ISHP-së, Silva Bino e cila e ftonte  konspiracionistin Alfred Cako që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj ai fliste lloj lloj gomarllëqesh nga kolltuku.

Cako në deklaratën e tij tha se mjekët dhe infermierët mund të kenë marrë lekë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP që të mos japin informacione të sakta, ndërsa shprehet se në shumicën e rasteve respiratorët nuk punojnë.

Por, debati nuk është ndalur me kaq, pasi vetë Cako kërkon t’i shkojë deri në fund guximit të tij për të provuar se Covid-19 është sajesë dhe për këtë i ka shkruar mesazh mjekes, ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse. Nuk dihet si do të merret kjo kërkesë nga mjekja Bino, megjithatë në rast lejimi do të ishte rasti i parë që do të thyente protokollin mjekësor brenda spitalit Infektiv.

Më të lexuarat