Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flet kreu i grupimit “Dhjetor ’90”: Ju tregoj pse e pushkatuan Azem Hajdarin

Postuar: 12/09/2018 - 10:04

Kryetari i grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në përkujtimin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Për Ahmetaj, përkujtimi i vrasjes së Hajdarit duhet të jetë një ditë reflektimi. “12 Shtatori, dita që shënon përvjetorin e 20-të të pushkatimit pa gjyq nga Policia e Shtetit të Princit të Mendjeve të Lira, liderit të Lëvizjes Studentore, Kryetarit të parë të Partisë Demokratike Shqiptare të fenomenit të papërsëritshëm, Azem HAJDARI, është një ditë që na thërret të reflektojmë thellë në ndërgjegjen tonë në emër të jetës, në emër të lirisë, demokracisë dhe vlerave të saj të vena në pranga.

Azem Hajdari u pushkatua se nuk u përkul, nuk u shit, nuk bëri kompromis në kurriz të lirisë dhe demokracisë së qytetarëve për interesat e tij personale. Azem Hajdari u pushkatua, pasi nuk e mbylli gojën për asnjë moment, duke denoncuar kriminelët, kondrabandistët e zullumqaret e pushtetit që erdhën në pushtet me grykën e pushkës pas revolucionit punisto-mafioz të mars-qershorit ’97.

Azem Hajdari u pushkatua se denoncoi skenarët e lidhjeve të Tiranës zyrtare me Beogradin dhe veglat e tyre në Kosovë. Kjo ditë është dhe duhet të jetë një apel i fortë jo vetëm për ne bashkidealistët e tij të Lëvizjes Studentore, jo vetëm për demokratët dhe të djathtën shqiptare, por për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që i është dhunuar liria, shpresa, i është cenuar jeta”, shprehet Ahmetaj. Sipas kreut të grupimit “Dhjetor ;90”, shqiptarët po jetojnë në një vend ku kufiri mes mafies dhe shtetit është shuar, ndaj edhe duhet një veprim i guximshëm.

“Po jetojmë në vendin ku alternativa që i afrohet shumicës së qytetarëve nga qeveritaret është një derë e hapur burgu, uria dhe skamje ose braktisja e atdheut. Po jetojmë në një kohë kur ligjet bëhen për mafiozët, mafiozët janë shtetarë, kohë kur kufiri midis mafies dhe shtetit është shuar. Po jetojmë një kohë të ligë, ku qeveria ka dhunuar çdo grup interesi dhe opozita është shndërruar në zgjatim të saj. Veprimi më i ‘guximshëm’ i kryetarit të opozitës deri sot ka rezultuar të jetë dalja para kamerave brenda gardhit të partisë së tij si edhe denigrimi e ndjekja kundërshtarëve brenda partisë që sa vijnë dhe shtohen.

Ndaj, në emër të Grupimit ‘DHJETOR ’90″‘ ju ftoj që përkujtimoren dhe homazhet në nderim të kujtimit të Azem HAJDARIT që u flijua për Liri dhe Demokraci, ta shndërrojmë jo thjesht në ditë kuotash dhe qirinjsh, por në një ditë zgjimi të revoltës dhe protestës qytetare ndaj çdo dhunimi dhe cenimi që po i bëhet jetës së qytetarëve të këtij vendi. Motoja e Grupimit ‘Dhjetor ’90’ do të jetë sot e deri më 8 DHJETOR: Zgjohu, Nesër do të jetë vonë. Kujtojmë Azem Hajdarin, mbrojmë lirinë dhe demokracinë, mbrojmë jetën”, thekson Ahmetaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 20:03

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, qëllohet drejt një personi por raportohet se nuk ka të lënduar.

 

Postuar: 23/09/2018 - 19:38

Çdo ditë e më shumë shtohen denoncimet e qytetarëve shqiptarë.

Postuar: 23/09/2018 - 19:30

Një 20 vjeçare nga Fieri është arrestuar nga policia ditën e sotme.
 

Postuar: 23/09/2018 - 19:08

Bandat shqiptarë kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke imituar

Postuar: 23/09/2018 - 17:23

Temperaturat do të ulen në mënyrë të  theksuar gjatë mbrëmjes së të hënës dhe vijojnë të mar

Postuar: 23/09/2018 - 17:05

Një 17-vjeçar e pësoi keq teksa është arrestuar nga policia, në përpjekje për të vjedhur sende me

Postuar: 23/09/2018 - 16:00

Autoritetet kufitare të Kakavijës, kanë arritur të vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar, Valte