
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Fluksi i ndërtimeve në Tiranë, eksperti paralajmëron pasoja të mëdha: Mund të krijohet një flluskë me...

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2022

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi deklaroi se e sheh me shqetësim dendësinë e madhe të ndërtimeve në qendër të Tiranës.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se ka nevojë për një shpërndarje dhe se zhvillimi i ndërtimeve duhet të jetë në bashkërendim me zhvillimin urban.
Më tej, Lazimi në studion e emisionit “MCN Economy” deklaroi se mënyra si po ndërtohet është një sinjal për një flluskë që mund të krijojë probleme ekonomike.
Duket qartë që nga 2015 e tuje kemi rritje galopante të lejeve të ndërtimit. Po të shohim nga pikëpamje ekonomike ndërtimi nga vitet 2000 ka qenë motori i rritjes ekonomike. Kjo kërkesë në rritje për ndërtime është e qëndrueshme në zhvillimin në tërësi. Si çdo qytetar e shoh me shqetësim që kemi dendësi të madhe, s’ka policentrizëm. Ka nevojë që të ketë shpërndarje. Duke parë si model zhvillimi, çmimet më të larta janë në qendra, kështu ndërtuesit duan leje aty. Duhet të kishte një master plan ku zhvillimi i ndërtimeve të ishte në bashkëveprim me zhvillim urban. 10-12 mijë apartamente në vit, frika ime është se jemi para një flluske që mund të ketë një pasojë të madhe për ekonomike.
Është shqetësim që duhet adresuar, duhet të jetë një model biznesi që duhet të heqim dore. Ndërtimet në qendër nuk janë interesante si model zhvillimi. Kemi një studim që thotë që për një familje mesatare do duhen 64 vite për të blerë një apartament. Ka paradoks ka një ofertë në rrije, nga ana tjetër dhe një shpopullim dhe rritje çmimesh. Është sinjal për një flluskë që mund të krijojë probleme ekonomike.
Më tej, Lazimi tha se është e nevojshme të ndërtohen politika që të krijojnë zhvillime harmonizuese në të gjitha zonat e Tiranës. Po ashtu eksperti i ekonomisë theksoi se nuk kemi përcaktuar se cilat janë potenciale që ka Tirana.
Nuk kemi asnjë politikë të zhvillimit ekonomik. Nëse kemi një politikë kapilare për zhvillimin e qyteteteve do të jetë e mirë për të mbajtur fluksin e qytetarëve që duan të jetojnë në Tiranë. Duhet të kemi politika që krijojnë zhvillime harmonizuese në të gjitha zonat e Shqipërisë. Është i rëndësishëm plani urbanistik. S’kemi bërë një debat se çfarë Tirane duam. Duhet të kishte rritje të kërkesës së investitorëve të juaj për të pasur zyra këtu. Nuk kemi përcaktuar se cilat janë potencialet që ka Tirana në çfarë fushash. Kemi rritur taksat e infrastrukturës për të dekurajuar ndërtimin, por ka ndodhur e kundërta. 78 % të ardhurave bashkia i merr nga ndërtimi. Duhet të ndryshojmë politikën fiskale, duhet të kemi taksë për rezidencat e pashitura.
Kostot e ndërtimit mund të shkojë 800-900 euro, ndërsa shitja është 3000-4000. Ka një fitim 4-fish. S’ka asnjë sektor që jep këtë normë fitimi. Ose do duhet të limitojmë ndërtimit, po jo në tërësi, nuk jam për moratorium. Ka një rimendim të vizionit në Tiranës. Nuk më tokë fizike në qendër.
Më të lexuarat


Aksident në Fier, ka të plagosur

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

“KLP synon të rikthejë në detyrë prokurorin e shkarkuar”, VOA: ONM e shqetësuar, KPA shpjegoi se kishte gjetur problem në deklarimin e tij të pasurisë

Pse nuk u ekstradua Adriatik Llalla? Gazetari i njohur zbulon detaje nga dosja e ish-prokurorit

Gazetari i njohur rrëfen takimin informal me kreun e SPAK

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Çfarë ka ndodhur? Ministria del me njoftimin e fundit

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale
