Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Folën shqip, më pas e qëlloi me armë”, atentat shqiptarit në Gjermani

Postuar: 24/05/2019 - 08:48

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në një park në qytetin e Hamburg në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se 36-vjeçari ndodhej i shoqëruar nga një grua në një park. Aty u takua me një person tjetër. Të dy biseduan në gjuhën shqipe, tha për gazetarët policia gjermane.
 
Më pas, personi i paidentifikuar urdhëroi gruan që të shtrihej përtokë dhe të mos shikonte, ndërsa qëlloi me armë 36-vjeçarin. Ky i fundit mori një plumb në shpatull duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe është në kërkim. Nuk ka asnjë informacion për identitetin e autorit dhe të plagosurit.
 
Hetuesit kanë marrë deklaratën e gruas që ndodhej së bashku me të plagosurin. Me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia e 36-vjeçarit që u qëllua me armë, i cili pritet të merret në pyetje nga autoritetet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje. Ndërkohë policia ështëd duke kërkuar edhe për dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë skenën e krimit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 19:02

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë.

Postuar: 22/09/2019 - 18:56

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zhvilluar një mbledhje pasditen e së dielës, ku është miratuar një

Postuar: 22/09/2019 - 18:22

Fundi i muajit Shtator pritet ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme.Në

Postuar: 22/09/2019 - 18:03

Lëkundjet e tërmetit të ditës së shtunë shkaktuan dhe polemika për shkallën e vlerësimit, në Riht

Postuar: 22/09/2019 - 17:48

24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, është mbledhur shtabi i Emergjencave Civile të

Postuar: 22/09/2019 - 16:49

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm, i cili tronditi Shqipërinë, vijon të raportohen dëme të shumta

Postuar: 22/09/2019 - 16:40

Tërmetet e djeshme në vend sollën dëme të shumta materiale.Në këto foto të bëra në fshatin Zhurje