Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Forca e Ligjit’ godet ‘të fortët’, mbi 300 persona të arrestuar/ Veliu: Luftë të pakompromis krimit dhe korrupsionit

Postuar: 23/10/2018 - 13:30

Ministria e Brendshme ka njoftuar për një operacion tjetër të rëndësishëm në vend, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më vonë në një deklaratë të Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Drejtori i Policisë  u shpreh se kryem një operacion tjetër shumë të suksesshëm, ku janë arrestuar mbi 300 persona.70 vetë janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë ditëve të fundit policia ka goditur 4 grupe të fuqishme kriminale, pa zbulimit të një laboratori heroinë në Has, ku janë arrestuar dhjetëra persona.

Ndërkohë, policia vuri në pranga edhe dy ish-deputetë të PS.

“Që prej nëntorit 2017 kur nisi operacioni forca e ligjit janë goditur edhe disa anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni ‘Volvo 4’ nuk pati dekonspirim. Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër operacion i koduar ‘ndëshkimi i të fortëve’.

Nuk do lejojmë askush të sfidojë forcën e ligjit. Policia kontrollon individin me problematika sipas një skedari. Janë arrestuar mbi 300 persona dhe 106 persona me precedentë penalë janë ndaluar. Janë arrestuar 154 persona pasi ka pasur një urdhër ndërkombëtar”-tha Veliu.

SHIFRAT

300 persona të arrestuar

160 të identifikuar me precedentë, të fortë

70 vetë për armëmbajtje pa leje

154 persona që kanë pasur urdhër kërkimi

43 armë zjarri të sekuestruar, automjete dhe sasi parash

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 20:32

Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit .

Postuar: 15/11/2018 - 19:37

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, përmes

Postuar: 15/11/2018 - 19:30

Nga kjo fundjave pritet të rikthehen reshjet e shiut në vend si dhe temperaturat do të ulen.&nbsp

Postuar: 15/11/2018 - 19:21

69 vite pas vdekjes, përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit'hat Frashëri, për t&

Postuar: 15/11/2018 - 18:24

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është ar

Postuar: 15/11/2018 - 17:36

Një tërmet 3.5 ballë ka lëkundur pak minuta më parë veriun e Shqipërisë, ndërkohë që lëkundjet ja