BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

Forcat RENEA blindojnë Peqinin, çfarë po ndodh?

Forcat RENEA blindojnë Peqinin, çfarë po ndodh?

Forcat RENEA kanë ushtruar mbrëmjen e sotme kontrolle të imtësishme në qytetin e Peqinit. Ky aksion ka ardhur pas disa vrasjeve të bujshme, ku brenda 10 ditëve të fundit të korrikut në Elbasan u vranë Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj miq me njëri tjetrin.

Pas arrestimit të Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, policia deklaroi se dy vrasjet ishin kryer me pagesë.

Dy personat e arrestuar akuzohen si autorë të vrasjes së Runajt, ndërsa kanë studiuar edhe lëvizjet e shokut të tij Emiljano Ramazani që u ekzekutua pasditen e 20 korrikut.

Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar edhe Seit dhe Albert Manahasa, babë e bir, pronarë të servisit ku u gjet arma e cila sipas ekspertizës është përdorur për ekzekutimin e Ramazanit.

Më të lexuarat