Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

(Foto) 50 mijë euro për të nxjerrë nga qelia vrasësin e dënuar me 30 vite burg/ Kush është ‘juristja’ mashtruese e Gjykatës së Lartë (EMRI)

Postuar: 15/11/2019 - 14:21

Arrestohet pas një viti hetimesh Amarilda Leka, e akuzuar për zhvatje. Pas dhënies së masës ''arrest me burg'' nga Gjykata e Tiranës dy ditë  më parë, u bë i mundur ndalimi i 33-vjeçares, e cila duke u hequr si juriste kishte premtuar nxjerrjen nga burgu të një personi të dënuar me 30 vite.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, Amarilda Leka i kishte premtuar shtetasit B.Z. se do të ndikonte në lirimin e të dënuarit A.M., i cili kishte kryer vrasje në vitin 2015 në Memaliaj.

Shpërblimi do të ishte 50 mijë €, por pasi siguroi paratë, premtimi i dhënë nga Leka nuk u mbajt kurrë.

Ajo do të gjykohet për veprën penale të ''Mashtrimit me pasoja të rënda''.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë çon në pranga një 33-vjeçare për "Mashtrim me pasoja të rënda".

Finalizohet operacioni policor "Bënça", i ndjekur prej një viti me metoda proaktive.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Bënça" bëri ekzekutimin e vendimit Nr. 2541, datë  13.11.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasen:

A.L., 33 vjeçe, lindur në Permet dhe banuese në Tiranë.

Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda".

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase.

Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 20:00

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rëndësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.

Postuar: 14/12/2019 - 17:13

Një një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi policia i gjeti një sasi lëndë

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a