BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Aktualitet

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj Brilant Martinaj në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku janë zbuluar edhe pamje të mjetit me të cilin kanë lëvizur atentatorët.

Makina është e tipit “Passsat”, ndërkohë që nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia kriminale, dyshohet se me këtë mjet kanë lëvizur 4 personat që kanë marrë pjesë në atentat.Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në

Dinamikat e ngjarjes

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 17 korrik, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt.

Nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis autorëve dhe viktimave, ndërsa këta të fundit janë nisur nga Rinasi për të udhëtuar drejt zonës së Fushëkuqes në Lezhë, ku edhe banojnë.

Automjeti i autorëve i ka prerë rrugën mjetit ku ndodhej Martinaj dhe më pas dy qitës kanë qëlluar mbi ta, ndërsa arma e tretë e gjetur në makinën e djegur nuk është përdorur. Sa i përket Arbër Hoxhës, ai po drejtonte mjetin ndërsa Martinaj gjendej në vendin e parë të pasagjerit. Besmir Hoxha konsiderohej si një prej miqve më të mirë të Brilant Martinaj, i cili nuk lëvizte asnjëherë i vetëm por vetëm me njerëz të njohur.

Në sediljet e pasme ka qenë i ulur Diklen Vataj, një person i skeduar në vitin 2017 për shitje të kokainës dhe që tentoi t’i shpëtonte atentatit duke dalë nga mjeti, por autorët u nuk e lanë të gjallë pasi iu afruan dhe qëlluan disa herë mbi të.

Rezulton se Diklen Vata është fqinj i Brilant Martinaj dhe kohëve të fundit, ai e kishte pajtuar dhe e paguante si bodigard dhe lëvizte vetëm në shoqërinë e tij. Ai merrej me sigurinë fizike të Martinajt.

Të gjitha dyshimet e Policisë së Shtetit thonë se ishte shënjestër e masakrës Brilant Martinaj. Ai u largua drejt Kosovës pas vrasjes së Xhulio Prelës dhe pas dy vite e gjysmë Gjykata e Lezhës ia hoqi barrën e dyshimeve për ekzekutimin e ish-efektivit të FNSH-së. Ai gjithashtu është personazhi kryesor që dyshohet se ka ekzekutuar Xhelal Reçin, me djemtë e të cilit familja Martinaj ishte në konflikte të forta, duke përfshirë edhe kushëririn e parë të 22-vjeçarit, të mirënjohurin Ervis Martinaj që ka pasur konflikte me ish-efektivin e policisë të vrarë në Laç.

Sipas gazetares Klodiana Lala, kjo ngjarje kërkon një hetim të thelluar, pasi pistat janë larje hesapesh mes grupeve kriminale. Ndërkohë, duhet theksuar se Endrit Dokle, personi për të cilin Ervis Martinaj pagoi Nuredin Dumanin që ta ekzekutonte, ka lidhje miqësie me familjen e Xhelal Reçit të vrarë në Laç.

Pjesëtarët e familjes Martinaj janë pyetur lidhur me ngjarjen ku u vra Xhelal Reçi, ndërsa Brilant Martinaj dhe Ervis Martinaj kanë llogari të hapura edhe me klanin Duka.

Dyshohet se masakra e sotme është kryer për larje hesapesh pas përfshirje në trafikun e drogës, por aktive mbetet edhe pista e gjakmarrjes.

Deri në këto momente është arritur të pikaset lëvizja e automjetit të viktimave që janë nisur nga Rinasi. Sa i përket makinës së ekzekutorëve janë shumë të pakta informacionet që ka policia për lëvizjet e tyre.

Ka pasur dëshmitarë të shumtë në vendngjarje që janë marrë në pyetje. Dyshohet se autorët kanë pasur informacion për lëvizjet e Brilant Martinaj, por policia i ka gjetur telefonat e tre viktimave që mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen të shkrumbuar.

Pavarësisht kësaj do të tentohet të zbulohen detaje nga tabulatet telefonike për të mësuar se kush kanë qenë personat e fundit me të cilët ka komunikuar Martinaj dhe nëse e ka tradhtuar dikush për ta nxjerrë në pritë.

Ndërkohë në zonën e Larushkut ka pasur një automjet tjetër që i ka marrë autorët e ngjarjes për t’u larguar prej andej. Ka qenë tepër i lartë intensiteti i sulmit saqë policia nuk ka patuar mundësin t’i mbledhë të gjitha për t’i pasur në procesverbalin e saj.