BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Aktualitet

Foto-montazhi me 500 lekëshin, mjeku Tritan Kalo bën reagimin befasues

Foto-montazhi me 500 lekëshin, mjeku Tritan Kalo bën reagimin befasues

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka reaguar pas një foto-montazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku portretin Ismail Qemalit në kartëmonedhën 500 lekëshe e kanë zëvendësuar me portretin e tij.
Mjeku Kalo shkruan se Babanë e Kombit nuk mund ta zëvendësojë dot kurrë portreti i tij.

“Babanë e Kombit nuk do të mundet t'a zëvëndësoj kurrë portreti im në kartmonedhën 500 lekshe, kurrë.... NËSE në të ardhmen do vijoj të jem gjurmëlënës në kujtesën e POPULLIT tim për kontributin e derimëtashëm socio-profesional, një gjë e tillë do më bëj të ndihem i vlersuar dhe i lumtur... "Omen est nomen" ( "Njeriu është emër"), shprehet Latini....Puna, Profesionalizmi dhe Përkushtimi ishin dhe mbeten PPP-ja ime e jetës”, shkruan mjeku Tritan Kalo.

Fotmontazhi tregon në kartëmonedhën 200 lekëshe mjekun Pëllumb Pipero, në kartëmonedhën 500 lekëshe mjekun Tritan Kalo dhe në kartëmonedhën 1000 lekëshe inxhinieria Luljeta Bozo.