Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Foto/ Pronari dha alarmin, Forcat e Armatosura zbarkojnë në Dobraç, çfarë ndodhi me predhat e rrezikshme kundër-tank

Postuar: 15/04/2019 - 12:47

Zhvendoset municioni i rrezikshëm që u gjet në ambientet e një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit”, por që tashmë është i privatizuar. 

Ministria e Mbrojtjes njofton se predhat u gjetën nga vetë pronari i magazinës, i cili ishte duke pastruar ambientet e godinës. Ato dyshohet se janë marrë në depot e armëve gjatë revoltës së vitit 1997.

Njoftimi i plotë:

FA zhvendosin predha kundër-tank në Dobraç të Shkodrës

Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse u angazhua në operacionin e heqjes së një sasie municioni të gjetur në ambientet e një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar. 
Alarmin për prezencën e këtij municioni e dha pronari i këtij objekti, i cili duke pastruar ambientet e kësaj godine ka evidentuar sasinë e municioneve luftarake. 
Specialistët EOD pasi evidentuan prezencën e municioneve luftarake, konstatuan se bëhej fjalë për 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse.
Për shkak të llojit të tyre, municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.
Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 16:33

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% të barrës së sëmundshmërisë.

Postuar: 19/04/2019 - 15:55

Mjeti ka shpërthyer në ecje, ndërsa nuk dihet ende gjendja e shoferit që ka qenë brenda mjetit.

Postuar: 19/04/2019 - 15:46

Një tjetër ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik.

Postuar: 19/04/2019 - 15:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku janë përplasur dy makina.

Postuar: 19/04/2019 - 15:10

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Postuar: 19/04/2019 - 14:49

Në media po përflitet se se personi i tretë i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen spekta

Postuar: 19/04/2019 - 14:20

Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasi E.