Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Foto/ Tatimet mbyllin hotelet në Ksamil, Dhërmi e Himarë në kulmin e sezonit

Postuar: 11/07/2018 - 12:28

Ndonëse në kulmin e sezonit turistik, Drejtoria e Hetimit Tatimor u ka vënë kyçin disa bizneseve në bregdet.

Tatimet kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, si dhe sigurimin e mbarëvajtjes së sezonit.

Për periudhën 22 qershor – 8 korrik janë kontrolluar në total 1,772 subjekte tregtare. Nga këto 49 % e subjekteve (ose 869) kanë rezultuar me shkelje, që kanë kapur vlerën e rreth 30.4 milionë lekëve.

Numri më i lartë i penaliteteve është vendosur për moslëshim të kuponit tatimor dhe këto raste zënë rreth 22% ndaj totalit. Për tre subjekte, që nuk kishin lëshuar kupon tatimor për herë të dytë, u mor masa e mbylljes së veprimtarisë ekonomike për 30 ditë kalendarike, sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu, nga kontrollet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, rezultoi se 54 subjekte ishin të paregjistruar në organin tatimor. Ndërsa u konstatuan 140 tatimpagues që dispononin mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor.

Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e specializuara të kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte.

Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, këto struktura do të verifikojnë më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin.

Në fotot e hoteleve të bllokuara janë publikuar nga faqja e tatimeve, e siç duket aktiviteti i tyre është aktualisht i pezulluar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 23:14

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, në ndeshjen Tirana-Kamëz.

Një tifoz me shtetësi ruse është dhunuar keq nga tifozët e skuadrës së Tiranës.

Postuar: 18/08/2018 - 22:46

Policia italiane në Milano ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, me akuzën e trafikut të drogës

Postuar: 18/08/2018 - 22:39

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

Postuar: 18/08/2018 - 22:18

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si paso

Postuar: 18/08/2018 - 22:07

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar kërkesat për të ndihmuar personat të cilët vuajnë nga sëmundje

Postuar: 18/08/2018 - 21:14

Policia ka arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Postuar: 18/08/2018 - 21:02

Ka dështuar të kalojë kufirin me një pasaportë të dyshuar si holandeze, një 50 vjeçar nga Tirana.