
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Franca dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bën kërkesën urgjente

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shtator 2023

Ministria e Jashtme e Francës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Përmes një reagimi Franca thirrje që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë. “Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator, duke lënë të vdekur një polic dhe dy të tjerë të plagosur. Franca shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, është theksuar në reagim.
Parisi zyrtar ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë “për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.
“Rëndësia e këtyre ngjarjeve nënvizon nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është e vetmja mënyrë për të pasur sukses në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe t’i lejojë ata të bëjnë përparim drejt BE-së”, është thënë në reagim.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Katër sulmues mbetën të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Institucionet e Kosovës deklaruan se aksioni në kërkim të sulmuesve është duke vazhduar.
Më të lexuarat


Nis hetimi i “non gratave” në Ballkan pas thirrjeve të SHBA, Dodik paraqitet sot në gjykatë me një ushtri avokatësh, mes tyre dhe eksperti i njohur kroat, ja sa vite burg rrezikon

Pozicionimi i Beogradit ndaj BE dhe Rusisë, ministrja gjermane ‘shuplakë’ Serbisë: S’mund të ulesh në dy karrige

“Kiriakos, miku im, s’të kërcënojmë nëse nuk e bën as ti”/ Erdogan mesazhe të qarta kryeministrit grek pak orë para vizitës në Athinë

Krisja me Aleksandër Vuçiç, ja pse Ivica Daçiç nuk mund të bëhet kryeministër i Serbisë, eskpertët zbulojnë ç’do të ndodhë pas zgjedhjeve

“Kërcet” arma, raportohet për të plagosur...

Panik në vendin fqinj, goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

SHBA e futi në ‘listën e zezë’, ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut bën deklaratën e fortë: Do të përdor të gjitha mjetet për...

E rëndë, burri vret me armë zjarri bashkëshorten, zbardhen detajet e para

Nuk tërhiqet kryeministrja serbe: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian

Pa viza nga 1 Janari/ Këshilli i BE thirrje Kosovës: Më shumë punë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar
