BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Aktualitet

Frika e prekjes nga koronavirusi, Manastirliu mbledh ‘Task Forcën’ dhe zbulon si paraqitet gjendja në vend: Janë testuar 18 persona!

Frika e prekjes nga koronavirusi, Manastirliu mbledh ‘Task

Ditën e sotme është mbledhur sërish ‘Task Forca’ për marrjen e masave nëse vendi ynë preket nga koronavirusi.

Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Deklarata vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për çdo skenar potencial.”- u shpreh Manastirliu.