BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Frika është armiku i logjikës”, epidemiologu i njohur nxjerr shifrat dhe tregon çfarë po na fshehin: E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Kujdes! Covidi vret më pak se gripi i zakonshëm

“Frika është armiku i logjikës”, epidemiologu i

"Njerëzit u tmerruan dhe vazhdojnë të tmerrohen nga përqindja e lartë e vdekjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare", kështua ka deklaruar epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social Alimehmeti ka hedhur dritë mbi situatën e pandemisë në nivel global por duke iu referuar rastit specifik spanjoll.

Alimehmeti paraqet një studim të Institutit Të Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid, në të cilin paraqiten përqindja e vdèkshmërisë sipas grupmoshave ndër rastet e zbuluara si dhe përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha ínfektimeve totale. Të dhënat tregojnë se vdèkshmëria nga Covid është shumë herë me e vogël se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.

“Fríka është armiku i logjikës” Cit.: Frank Sinatra

E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë! Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdèkjeve, por harruan që shumica dërrmuese e ínfektimeve nuk zbuloheshin fare.

Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:
CFR (case fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).
IFR (ínfection fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha ínfektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë. Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të ínfektimeve dhe vdèkjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit). Institutional Revieë Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)

Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

IFR te meshkujt:
0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.03%; 40-49 vjeç = 0.09%; 50-59 vjeç = 0.38%; 60-69 vjeç = 1.50%; 70-79 vjeç = 4.95%; ≥80 vjeç = 11.62%

IFR te femrat:
0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.02%; 40-49 vjeç = 0.05%; 50-59 vjeç = 0.17%; 60-69 vjeç = 0.53%; 70-79 vjeç = 2.01%; ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal. Element tjetër që vërehet në studim është ínfektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”! Kjo është dinamikë normale e popullatës: Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë; Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive

Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë! Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Më të lexuarat