BREAKING NEWS

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe 2107 të infektuar

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe
x

Aktualitet

Frika nga koronavirusi, shefja e Infektivit në QSUT jep lajmin e mirë për shqiptarët

Frika nga koronavirusi, shefja e Infektivit në QSUT jep lajmin e mirë

Shefja e Infektivit në QSUT Najada Como duke folur për koronavirusin në “Real Story”,tha se menjëherë sapo është raportuar për këtë virus, janë monitoruar të gjithë ata persona që erdhën nga Kina për në Shqipëri.

Çomo u shpreh se shteti shqiptar ka vepruar menjëherë dhe me efekasitet.

“Me këtë rast janë angazhuar shumë struktura shtetërore. Qytetarët që kanë ardhur nga Kina iu është bërë monitorim. Ata janë monitoruar në porte, në dogana dhe në cdo vend tjetër ku ka hyrje-dalje. Ata rezultuan negativë dhe kishte sukses nga strukturat shtetërore.

Edhe shqiptarë kishte që janë monitoruar. Masat e para rezultoi efikase për popullatën që ka ardhur nga Kina në Shqipëri. Ne kemi qenë profesional në punën tonë. Është e vërtetë që jemi në sezon gripi. Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme. Kemi persona të sëmurë rëndë, kemi edhe të shtuar në urgjencë, por gjithsesi gjithçka paraqitet e kontrolluar.”, u shpreh Como.