BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Aktualitet

Frika për epidemi nga meningjiti në Shqipëri? Mjekja pediatre: Ja sa kushtojnë vaksinat

Meningjiti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e membranave mbrojtëse që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Etiologjia e kësaj sëmundjeje mund të ndryshojë, por simptomat e llojeve të ndryshme janë përgjithësisht të ngjashme.

Konsiderohet se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.

Mjekja pediatre Ilsa Kraja është shprehur se meningjiti  paraqet një rrezikshmëri të ulët në nivel popullsie, por e cilëson si një sëmundje të ‘pabesë’ pasi nis me simptoma të përgjithshme e shumë shpejt agravon duke shkaktuar edhe vdekjen.

“Do doja të theksoja: Meningjiti nuk vjen vetëm si pasojë e meningokokut, është një inflamacion i cipave të trurit. Vaksina ka, janë 3 tipesh, pasi ka 5 shtame meningokoku A, C, W, Y, B.Janë 3 lloje vakshinash: Për tipin C që bëhet deri në 2 vjeç, ajo që bëhet nga mosha 2 vjeç deri në adulte dhe vaksina C. Do i grupoja në dy, ato të tipit C dhe B që janë më frekuente. Në Shqipëri nuk bëhen, nuk janë të përfshira në kalendarin vaksinal shtetëror, standardin, por janë alternative, e tashmë vecanërisht gjatë kësaj situate kur prindërit janë të alarmuar, mund të gjenden dhe mund të bëhen. Janë të kushtueshme, jo vetëm këtu në Shqipëri, kushtojnë mbi 100 euro, të paktën ai i tipit C pastaj ajo e tipit B është edhe më e kushtueshme.” shprehet në “Rreze Dielli” Ilsa Kraja.