Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fshehën bizhuteri me vlerë 1 mln euro, kapen 3 shqiptarët që grabitën 66 banesa në Itali (Video+ Emrat)

Postuar: 23/05/2019 - 18:12

Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone të Italisë ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhjen e 66 banesave, policia ka gjetur stoli me vlerë 1 milion Euro që ishin përfituar nga grabitjet. Sipas policisë italiane shqiptarët kanë kryer 66 vjedhje të shtëpive dhe vilave në Veri- Lindje të Italisë në periudhën Nëntor 2018 deri në Shkurt 2019.

Ditën e mërkurë policia ka zbuluar se banda e shqiptarëve kishte fshehur më shumë se 1.3 kilogramë stoli që kapin vlerën e 1 milionë Eurove, një pistoletë si dhe një kasafortë me municione. Grupet hetimore kanë ushtruar kontroll edhe në një zonë të pyllëzuar që shtrihej përgjatë lumit në zonën e Coneglianese pas zonës Sacilese. Policët kontrolluan në disa vende dhe zbuluan se grabitësit i kishin groposur xhevahiret dhe një pistoletë markë “Smith & Wesson Model 38”.
 
Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të identifikohet pronarët e bizhuterive të vjedhura. Zonat ku shqiptarët kanë kryer vjedhjet janë provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos.
 
Në pranga kanë rënë Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, mr precedent të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet nga Peqini banues po në Conegliano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi pa një vendbanim fiks.
 
Mediat italiane bëjnë me dije se tre shqiptarët e arrestuar janë në burg që prej 25 Prillit dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kanë kryer grabitjet. Shqiptarët ishin një shoqatë kriminale e mirë strukturuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave. Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka verifikuar se janë rreth 2 milionë Euro të ardhura që janë përfituar nga grabitjet e banesave dhe bizhuterive.
 
Gjithashtu u verifikua se një pjesë e sendeve të vjedhura janë sjellë në Shqipëri. Një pjesë e mirë e bizhuterive të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm, vlera e të cilave kap shifrën e qindra, mijëra eurove.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:09

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve.

Postuar: 16/09/2019 - 13:49

Në një deklaratë për media, Gent Ibrahimi deklaroi se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë e

Postuar: 16/09/2019 - 13:22

Ka dalë sot para trupit gjykues Blendi Teta, i cili u arrestua për vrasjen e ish-policit Santiago

Postuar: 16/09/2019 - 13:11

Një 23-vjeçar u arrestua në Portin e Vlorës pasi akuzohet për shitjen e një motori të grabitur në

Postuar: 16/09/2019 - 12:47

Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë