BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Aktualitet

“Fundi ‘i lumtur’ i një përralle”, Artan Hoxha publikon fotot dhe zbulon arsyen e vërtetë përse u krijuar OFL-ja: E dini për kë bëri fushatë në zgjedhje ky personazh?!

“Fundi ‘i lumtur’ i një përralle”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas vendimit më të fundit GJKKO, për rrëzimin e kërkesës së SPAK për  konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit.

Sipas Hoxhës OFL është një dështim dhe u përdor vetëm për të pastruar figurën e qeverisë nga krimi i organizuar.

Postimi i plotë:

Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!

E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!

E dini ku u shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!!

E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!

Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!

E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake neës i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt...

Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme...

Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje, të fundit.

A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se. vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë....

“Fundi ‘i lumtur’ i një përralle”, Artan Hoxha

Më të lexuarat