Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fundjavë pashkësh/ Shtohen hyrje-daljet në kufirin e Muriqanit, shkaktojnë rradhë

Postuar: 15/04/2017 - 16:17

Radhë të gjata deri afro një kilometër nga dy anët e kufirit, janë evidentuar të shtunën në pikën kufitare doganore të Muriqanit.

Pushimet e fundjavës dhe festa e Pashkëve janë shoqëruar me fluks të lëvizjes së shtetasve si në drejtim të Ulqinit dhe në vende të Europës, ashtu dhe në drejtim të Shqipërisë e Kosovës.

Sipas të dhënave nga shërbimi i policisë kufitare Muriqan, deri në orët e drekës kanë qarkulluar nëpër ketë pikë rreth 7000 qytetarë dhe mbi 2000 automjete, ndërkohë që me 12-13 mars ishin afro 3500 me 1145 automjete.

Ka kështu një dyfishim të numrit si në hyrje për në Shqiperi ashtu dhe në dalje.

Pritjet e qytetarëve kanë variuar nga 1 deri në 2 orë, ndonëse është punuar me kapacitet të plotë, 6 sportele në piken kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Vonesat që krijohen gjatë kontrolleve, lidhen sidomos për shkak se ka një intensitet të shtuar të masave për lëndët narkotike, por edhe sulmet terroriste, pasi ditët festive mund të shfrytëzohen. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 14:57

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme pranë një hoteli në Llogara, ku kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ishin duke punuar pranë këtij biznesi.

Postuar: 26/06/2019 - 14:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autorstradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laç

Postuar: 26/06/2019 - 13:48

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim të letërnjof

Postuar: 26/06/2019 - 12:09

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga Bashkim Haxhinë, një emër ky i njohur mjaft mi

Postuar: 26/06/2019 - 11:45

Kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore në KZAZ-në e Devollit.

Postuar: 26/06/2019 - 11:37

Kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë, u nis për në Afganistan për të vijuar

Postuar: 26/06/2019 - 11:25

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.