BREAKING NEWS

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/ Frrok Çupi parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin 'bombë' për këtë politikan të njohur: Është në prag të burgut

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/
x
BREAKING NEWS

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon ‘thumbin’ e fortë për përplasjen Duka-Veliaj dhe ngre dyshimet: Mund ta ketë bërë...

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon
x
BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x

Aktualitet

Fundjavë tragjike nga aksidentet, përplaset autoambulanca dhe vdes pacientja 42-vjeçare në Krujë, disa të plagosur në akset e tjera

Fundjavë tragjike nga aksidentet, përplaset autoambulanca dhe vdes

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në zonën e “Qafë Kasharit”, në rrugën e “Rinasit”, ku ambulanca e Krujës është përplasur me një automjet tjetër. Aksidenti në aksin Rinas-Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen pacientja që ndodhej në ambulancë, 42-vjeçarja A.B. Infermieri i ambulancës, shoqëruesja e viktimës si dhe pasagjeri i automjetit tjetër kanë mbetur të plagosur dhe në gjendje të rëndë për jetën. “Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e "Rinasit", janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia. Nga ky aksident drejtuesit e dy mjeteve nuk pësuan dëmtime të rënda. Një ditë pas aksidentit janë mësuar detaje të reja. Është mësuar se shoferi i ambulacës, A.Abazi nga matja me dragger ka rezultuar të ketë konsumuar alkool. Herën e parë përdorimi i alkoolit ka rezultuar në masën 0.28 dhe herën e dytë 0.27 g/l. Në këto kushte, bëhet ndëshkim administrativ dhe jo burg. Po ashtu dyshohet se nga ambulanca është kryer parakalim i gabuar.

Të tjerë aksidente

Fundjava ka sjellë të tjerë aksidente, si pasojë dhe e motit me shi. Mëngjesin e djeshëm në fshatin Derven të Krujës një punonjës policie, N.H. 57 vjeç është përplasur me një mjet tjetër, i cili drejtohej nga 30-vjeçari M.B. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. “Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Derven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç. Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e diel. Një mjet tip “BMË” në fshatin Cërrnicë të Tropojës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafrik ndarëset. Si pasojë e aksidentit mjeti ka pësuar dëmtime të shumta dhe kanë mbetur të plagosur tre persona, të moshave 19 dhe 20 vjeç. “S i pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Më të lexuarat