BREAKING NEWS

Lajmi që po i shokon të gjithë! Legjenda Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Lajmi që po i shokon të gjithë! Legjenda Kobe Bryant humb
x

Aktualitet

Fundoset çifti shqiptar, si tentuan të përdhunojnë me kastravec ukrainasen

Fundoset çifti shqiptar, si tentuan të përdhunojnë me

Dy shtetas shqiptarë, një burrë e një grua, janë dënuar me burg nga gjykata e Ternit për tentativë përdhunimi të një shtetaseje ukrainase. Incidenti ka ndodhur më 2013, ndërkohë që tre vjet më parë një tjetër shqiptar, mik i çiftit, është dënuar me të njëjtën akuzë.

Ata kanë tentuar ta përdhunonin me kastravec dhe më pas ta filmonin me celular, por fatmirësisht gruaja ia ka dalë të shpëtojë.

Telashet nisën për ukrainasen kur ajo, pak javë para incidentit, pranoi të fuste në shtëpi një shtetas shqiptar, tani 33 vjeç, për të ndarë shpenzimet.

Me kalimin e kohës, shqiptari mori kontrollin e banesës së ukrainases, duke e keqtrajtuar, duke i marrë para e ngrënë ushqimet e saj, ndërkohë lejoi dy shqiptarët të hynin e të dilnin sipas qejfit në shtëpi.