BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x
BREAKING NEWS

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon
x
BREAKING NEWS

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte
x
BREAKING NEWS

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në
x
BREAKING NEWS

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektivin e FNSH

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për
x

Aktualitet

“Furtuna” në policinë e shtetit, gazetari i njohur zbërthen dosjen: Si u kthye policia e Korçës në “han pa porta”

“Furtuna” në policinë e shtetit, gazetari i njohur

E mërkura ishte “furtunë” për policinë e shtetit, pasi u dërguan pas hekurave disa efektivë nga Tirana në Lezhë, ndërsa në Korçë gjashtë u pezulluan, dy prej të cilëve shefa, i komisariatit dhe qarkullimit. Gazetari Ermal Vija “zbërtheu” dosjet.

Për tre policët e arrestuar në Tiranë për lejimin e shkeljeve pas orës policore dhe pezullimet në Korçë, gazetari Vija u shpreh se hetimet nisën pas dyshimeve për trafikun e klandestinëve.

“Hetimet nisën për një person që bënte trafikimin dhe më pas në përgjime dolën edhe efektivë policie. Kur ngrinin një postbllok, prokuroria pretendon që të gjithë në Korçë i lejonin të kalonin edhe pse ishin jashtë orarit përtej orës 23:00” tha ai.

Megjithatë, gazetari i “ABC”-së tha se “kjo nuk është një aferë aq e madhe nisur edhe masat që janë vendosur kundër tyre, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje. Nuk është një hetim që ka zbuluar një rrjet të madh”. Më tej ai sqaroi edhe njëherë si doli emri i ministrit Niko Peleshi në përgjime.

“Janë dy drejtues mjetesh, i pari kaloi postbllokun dhe komunikoi me tjetrin dhe e pyeti cilin emër përdori për të kaluar dhe tjetri i thotë se nuk e ka përdorur emrin e Peleshit. Nga përgjimet kanë dalë se policia ka lejuar shumë drejtues mjetesh që të kalonin postbllokun pa rrip dhe patentë duke mos u vendosur gjobë”.

Në Lezhë, SPAK-u goditi duke çuar pas hekurave disa persona për kultivim kanabisi, mes tyre pesë efektivë policie. “15 persona në Lezhë në Mirditë dhe malësitë e këtyre vendeve kultivonin lëndë narkotike. Sipas prokurorisë, policët dyshohet se i kanë ndihmuar trafikantët, u kanë siguruar informacione kur do të kishte goditje, apo që do të shkonte për kontroll policia” tha ai.

Një tjetër çështje që ka qenë kryefjalë e javës së fundit në Shqipëri është vdekja misterioze e katër turistëve rusë në Qerret. Gazetari Ermal Vija u shpreh se pas marrjes së dëshmive, fjalën e fundit do ta thotë autopsia.

“Prokuroria ka administruar dëshminë e katër personave të tjerë që ishin në grup me viktimat dhe administratoren e agjencisë, që ka treguar itinerarin që kur erdhën nga Rusia. Nuk është se ka ndonjë zhvillim të ri. Udhëtuan drejt Ohrit, ku qëndruan një lokal dhe më pas u kthyen në Durrës.

Dyshohet se personat janë helmuar nga klori në pishinë, ushqimi, ose përzierja e klorit me gazin. Prokuroria e ka referuar si vrasje për të zhvilluar hetime sa më të gjera. Është një ngjarje misterioze.

Me interes është përgjigja e autopsisë, që pritet nga mesi i nëntorit. Nëse ekspertët përcaktojnë shkakun, më pas do të shikohet se cfarë kanë mbetjet në gjak” përfundoi ai.

Më të lexuarat