Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Aktualitet

Gara për drejtuesin e BKH-së, kush janë dy gratë mes 8 kandidatëve të përzgjedhur

Gara për drejtuesin e BKH-së, kush janë dy gratë mes 8

Komisioni i Përzgjedhjes për drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar më të mirin për Drejtor të BKH-së.8 kandidatë kanë mbetur tashmë në garë për garën për kreun e BKH-së, ndërsa 10 të tjerë janë skualifikuar.

Mes 8 kandidatëve që janë ende në garë, janë edhe dy gra, Aida Hajna Veizaj, e cila është zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Shtetit, si dhe ish-drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi.

Ambasada Amerikane reagoi dy ditë më parë, me anë të një statusi në “Facebook” duke shkruar se komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).