BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x

Aktualitet

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë

Janë mësuar detaje të reja nga hetimi mbi sulmin ndaj Top Channel, ku u qëllua në drejtim të godinës së televizionit, duke mbetur i vrarë roja 61-vjecar, Pal Kola. Burime të A2 CNN thonë se hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je si dhe një nga gëzhojat. Edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti që i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë.

Automjeti i tre të dyshuarve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, e nëpërmjet Mëzezit ka hyrë për në rrugën “7 nëntori”. Fillimisht makina Range Rover ka dalë përballë godinës së Top Channel ka vijuar rrugën për tek “Kasem Shima” ka bërë një gjysmë rrotullim dhe është rikthyer sërish për në drejtim të televizionit në orën 12:30 minuta pas mesnate.

Dy prej vrasësve kanë dalë në dritaret e mjetit, njëri prej të cilëve në sediljen e pasme dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të godinës.

Nga të shtënat mbeti i vrarë Pal Kola si dheu dëmtua fasada ballore e godinës së televizionit dhe dy automjete të parkuara në oborr.
Menjëherë pas breshërisë së kallashnikovit autorët u larguan përsëri nëpërmjet rrugës nga e cila mbërritën, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 12:36 pas mesnate janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit.

Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.
Sipas policisë automjeti i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, është vjedhur një turisti kosovar në korrik të 2020-S, në fshatin Tale të Lezhës ndërsa targat e mjetit  janë  kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.

Ndonëse zona ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie, mesa duket ende nuk është bërë i mundur identifikimi i atentatorëve. Për këtë, policia vendosi dhe një shumë prej 100 mijë eurosh për këdo që jep informacione lidhur me ta. 

Më të lexuarat