BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Aktualitet

Gazeta britanike zbulon detaje nga marrëveshja për kthimin e të burgosurve shqiptarë: Janë harxhuar 1.5 mln paund për automjete elektrike edhe...

Gazeta britanike zbulon detaje nga marrëveshja për kthimin e të

Tridhjetë e shtatë mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria britanike me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e një marrëveshjeje të fundit për kthimin e të burgosurve shqiptarë, raporton The Independent.

Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells të dërgohen në shtëpi për pjesën tjetër të dënimit. Në këmbim, qeveria tha se do të ndihmonte në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare. Sipas shkrimit të gazetës britanike “marrëveshja pritej t’i kushtonte Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme”. “Zyrtarët këmbëngulën se kjo paraqet një kursim kostoje, duke theksuar faktin se kushton 40,000 £ në vit për të strehuar çdo të burgosur në Britani”, vijon më tej gazeta.

Independent teksa i referohet detajeve të reja nga kontratat e qeverisë, e publikuara këtë muaj, thotë se ‘një pjesë e marrëveshjes shumëmilionëshe po shkon drejt pajisjes së shërbimit të burgjeve shqiptare me një flotë të re automjetesh’. “Rreth 500,000 £ do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund”.

Duke shpallur marrëveshjen në maj, Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”. Ai premtoi se marrëveshja “do të përshpejtojë largimin e këtyre shkelësve dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët e rëndë do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave”. Ministria e Drejtësisë nuk ka thënë se kur do të dorëzohen automjetet dhe nëse do të mund të dërgohen më shumë vetura në të ardhmen, mbyll shkrimin e saj gazeta britanike.

Më të lexuarat