BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

Gazetari i njohur bëri deklaratën e papritur për arsyen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, reagon i revoltuar i biri dhe i thotë troç të gjitha: Boll më! Shpifje e ndyrë!

Gazetari i njohur bëri deklaratën e papritur për arsyen e vrasjes

Gazetari Elton Qyno deklaroi dy ditë më parë se deputeti Fatmir Xhindi u vra për arsye morale. Pas kësaj deklarate të gazetarit, ka ardhur reagimi i fortë i djalit të të ndjerit Xhindi, Anduel Xhindi i cili është njëherësh edhe deputet i PS.

Familjarët e Xhindit janë prekur nga kjo deklaratë  dhe Anduel Xhindi shkruan se dhe pse kanë kaluar 11 vite, presin që të zbardhet shkaku i vdekjes së babait të tij, e se ajo që u tha nga gazetari duhet falur.

Çështja e moralit sipas djalit të të ndjerit është shpifje e pabazuar dhe e pamenduar e se kjo deklaratë ndez zemrat e të afërmeve të Fatmirit që duan drejtësi.

POSTIMI I ANDUEL XHINDI

Të nderuar qytetarë!

Marr shkas nga një deklatarë e bërë në media mbrëmjen e djeshme ku një gazetar është prononcuar mbi shkakun e vrasjes së babait tim, Fatmir Xhindit. Sa herë ndodh që të përmendet diku në media emri i babait, ne si familjarë jemi gjithë sy e veshë me shpresën se ndoshta diçka po bëhet nga ata që e kanë pasur për detyrë ta bejnë për 11 vite me radhë. Po i drejtohem personalisht banorëve të Roskovecit, Kumanit, Luarit, Vidhishtes, Marinzës, Jagodinës, Sukut, Arapajt, Strumit, Velmishit, Kurjanit, Vloshit, Mbersit e Ngjeqarit, FALENI atë gazetar që flet për moralin e Fatmir Xhindit, se ndoshta nuk e bën qëllimisht, ndoshta dikush i ka thënë të flasë kështu. FALENI ashtu si keni falur ata të tjerë gazetarë që për 11 vite janë përpjekur ta “zbardhin” vrasjen e babait në studio të ndryshme mediatike dhe në gazeta të kohës, duke deklaruar se: “është vrarë për çështje pronash”. Por, nuk u desh as më shumë e as më pak sesa të bënin një vizite te shtëpia ende e pa suvatuar, e pa lyer ku Fatmiri jetonte në Roskovec për të kuptuar se Fatmiri nuk ka prona e para siç kishin marrë urdhër të flisnin. “Është vrarë për debat banal” madje edhe për këtë nuk ju desh as më shumë e as më pak se të pyesnin një banor të vetëm të fshatit më të largët për karakterin e Fatmirit. “Është vrarë prej problemeve të familjarëve të tij apo ”është vrarë se ka prerë shtrembër e jo drejtë” e sa e sa të tjera si këto. Duke mos dashur të cënoj këtu integritetin e punës së palodhur të gazetarëve të ndershëm dua të them se kjo çështja e fundit e moralit të Fatmir Xhindit, nuk është veçse një SHPIFJE e ndyrë, e pa bazë dhe e pa menduar për t’u thënë lehtë në studio televizive. Një deklaratë e tillë, veç cënimit të moralit dhe integritetit të familjes sonë, ndez zemrat e mijëra miqve të Fatmirit, të cilët sot më shumë se kurrë duan DREJTËSI. Fatmiri nuk dinte të bënte keq, madje edhe për debatet më banale rrinte zgjuar gjatë gjithë natës duke pritur me ngulm mëngjesin për t’i dhënë zgjidhje. I nderuar gazetar, për të kuptuar se sa të vërteta janë fjalet tuaja, ju ftoj të shkoni një herë në Roskovec, madje në çdo fshat ku Fatmiri shërbeu deri në frymën e fundit. Ju ftoj të pyesni çdo banor te atyre tokave për NDERIN-MORALIN-BURRNINË e Fatmirit. Per Fatmirin kanë folur këto 11 vite pa të! E BOLL MË!

Më të lexuarat