BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Aktualitet

Gazetari i njohur që ishte brenda kampit Al-Hol: Eva Dumani qëndroi se ka frikë, i kanë thënë se do e torturojnë, ja kush është heroina e vërtetë (Thumbi për shtetin shqiptar)

Gazetari i njohur që ishte brenda kampit Al-Hol: Eva Dumani qëndroi

Gazetari Julian Kasapi, ka komentuar rikthimin e 4 fëmijëve dhe një gruaje të plagosur dhe me aftësi të kufizuara nga Siria, thotë se Eva Dumani, 16-vjeçarja që ndodhet brenda në kamp, bëri gati të vëllain, por vetë nuk pranoi të dilte nga kampi pasi ka frikë dhe është mashtruar.

Ai thotë se ajo fshihet nga frika, pasi i kanë thënë se do e çojnë në jetimore, por në një komunikim që Eva ka pasur me të afërm, u ka thënë se ata fëmijë nuk janë jetima, i kanë nënat.

Shkrimi i Jul Kasapit

I lumtur që një pjesë ndonëse e vogël e shqiptarëve të mbetur ne Al-Haël 4 fëmijë mes tyre dhe Endri Dumani shumë shpejt do rikthehen në shtëpi. Më vjen keq nga ana tjetër se si një vajzë si Eva Dumani, por dhe fëmijë e 5 familjeve të tjera vijojnë të mbeten në atë ferr. Më vjen keq se si Eva (Sara) siç njihet në kamp bëri gati vëllain e saj, i dha çantën blu me amanetet e Mentijes dhe e përcolli për të dalë jashtë. Vetë qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar nga "ata që nuk duan”, i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore, i kanë thënë se do e torturojnë. Shpresoj që shumë shpejt Eva Dumani, Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Emanuela Daci të mos fshihen më. Një falenderim i veçantë për Brunilda Koçollarin ndoshta askush nuk e njeh e cila nga brenda kampit ka ndihmuar të gjithë shqiptarët të gjithë, edhe ata që ekstrernizmi e frika u ka rnbuluar sytë. Askush nuk e di Bruna që edhe pse ke 5 fëmijë, je e sëmurë edhe pse dole nga kampi u riktheve të kërkosh për të tjerët por ata u fshehën. Mentije Dumani të kishte lënë një amanet dhe ti bëre aq sa munde për të gjithë. Lutem për ty të kthehesh sa më shpejt sepse ti je HEROINA e vërtetë për fëmijët dhe shtetin shqiptar që sigurisht do bëjë spektaklin e radhës.