BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

Gazetari i nxjerr recetën e koleges së kuruar me Covid 19 në shtëpi mjekut live në studio: Kanë harxhuar deri në 1500 euro!

Gazetari i nxjerr recetën e koleges së kuruar me Covid 19 në

Gazetari Erjon Skëndaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 i tregoi mjekut Arjan Mezini në studio recetën që i ishte dhënë një koleges së tij për të kuruar Covid 19 në kushtet e shtëpisë. Mjeku Mezini u shpreh se receta në fjalë është e rënduar por shtoi se këtë gabim e kanë bërë edhe mjekët në Itali gjatë valës së parë.

Erjon Skëndaj: Recera e koleges ka të përshkruar: Ceftoral 400 mg, deksometazon, azitromicinë, kemi edhe hollues gjaku që është një rivoroksadan dhe të gjitha këto shkojnë 20 mijë lekë të reja…Di të them se në kushte shtëpie nga pacientët është harxhuar deri në 1500 euro në kushte shtëpie, nga të cilat 3 mijë lekë në ditë shkon vetëm holluesi i gjakut, 1 kokërr në ditë, ceftorali edhe ai i shtrenjtë, përfshi edhe kortizonikët. Por ajo që është më e shtrenjta është oksigjeni dhe aparatura e oksigjenit. Sot në Tiranë është bërë më i vështrisë të gjendet se sa buka në kohën e zisë së bukës. Kolegia ka ndenjur në kushte shtëpie…

Mjeku Mezini: Është pak e rënduar, e gabuar si recetë. Për një pacient në gjendje të lehtë nuk jepet. Deksometazoni jepet vetëm tek pacientët me pneumoni, madje me insuficencë respiratore. Duke iu dhënë këtë ne nuk i lëmë të krijojnë imunitetin, frenojmë krijimin e antikorpeve bllokuese, ato IGM e famshme. Deksometazoni është trajtim që përdoret në kushte spitalore. Edhe në spitale antibiotikët përdoren me doza të moderuara.

Ndërsa në lidhje me tamponin dhe shkallën e gabueshmërisë së tij, mjeku Mezini u shpreh: Ne jemi ende në kushte epidemie, dimri do ta vështirësojë detektimin e covid se do jetë më e paqartë nëse është Covid apo jo. Por çdo pacient duhet ta quajë veten me Covid nëse ka shenjat kryesore. Kjo historia e tamponit dihet që në të gjithë botën rezulton se 20% apo 30% të rasteve mund të rezultojë falso negativ por edhe falso pozitiv. Ndodh edhe në botë, më shumë tek ata që janë testuar dhe mund të kenë qenë me koronat e zakonshme.